Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 09 December 2024
Një 62 vjeçar, me iniciale J.D, nga Rahoveci, është gjetur i vdekur në një kamion të një kompanie kosovare, në terminalin doganor në Kragujevc të Serbisë.
Mediat atje raportojnë se personi në fjalë është gjetur rreth orës 17:00 nga një punonjës i një kompanie shpedicioni, ndërkohë mjekët të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes bashkë me policinë dhe zjarrfikësit, kanë konstatuar vdekjen e tij.
Lidhur me rastin, në Klan Kosovës ka njoftuar edhe pronari i kompanisë, Fatmir Mustafa. Ai ka thënë se shoferi J.D., ka qenë duke transportuar xhama nga Shqipëria për në Beograd, por gjatë pasditës kanë marr lajmin për vdekjen e tij.
“Ka punuar për 10 vjet tek ne. Vëllau im ka shkuar në vendin e ngjarjes, nuk e kemi besuar atë që ka ndodhur. Shoferi nuk është ankuar më herët për ndonjë shqetësim shëndetësor, gjithmonë ka qenë në rregull. Ai ka arritur mbrëmë në terminalin doganor në Kragujevc rreth orës 22:20”, ka thënë Mustafa.
Për momentin, sipas Mustafës, pra pronarit të kompanisë, Verlind Trans, i ndjeri ndodhet në morg ku edhe pritet të kryhet autopsia për të kuptuar shkakun e vdekjes.
RTV Kragujevac ka publikuar edhe video nga ngjarja.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...