Në stacionin policor në Leposaviq u inaugurua dhoma miqësore për viktimat e dhunës në familje
Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 09 December 2024
Në stacionin policor në Leposaviq është inauguruar dhoma miqësore për viktimat e dhunës në familje.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili shkoi atje me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Bashkë me Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ditën e filluam në Stacionin Policor në Leposaviq me inaugurimin e dhomës miqësore për viktimat e dhunës në familje. Me libra dhe lojëra të ndryshme rekreative, fëmijët do të shmangen nga rrëfimet e ngjarjeve të dhunës në familje dhe viktimat do të kenë më të lehtë intervistimin pa i rënduar më tej fëmijët. Stacionet policore janë dera e parë e shpresës dhe e zgjidhjes për viktimat e dhunës në familje. Kështu duhet të jenë gjithmonë, mbi këtë përgjegjësi duhet të punojmë të gjithë dhe këtë e inkurajoj më së shumti”, ka shkruar Sveçla.
Më tutje, ministri ka shkruar edhe për ndriçimin e stacionit policor qendër në mbështetje të fushatës globale kundër dhunës në familje.
“Në simbolikë të kësaj dhe në mbështetje të fushatës globale kundër dhunës në familje, ditën e përmbyllëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Drejtoreshën e Divizionit të Policimit në Bashkësi Zylfije Dema, me ndriçimin portokalli të objektit të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë. Dhuna është e ndaluar dhe e patolerueshme në të gjitha format dhe në të gjitha rastet. Si Ministri e Punëve të Brendshme bashkë me Policinë e Kosovës kemi ngritur e po avancojmë kapacitetet tona në mënyrë që të jemi sa më efikas në parandalimin, hetimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës që raportohen. Angazhimi ynë për sigurinë e qytetareve tona mbetet prioritet sot dhe çdo ditë tjetër”, ka shkruar ministri.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...