Lajme

Musmurati e PDK-së akuzon VV-në dhe LDK-në se bashkëpunuan për shkëmbimin e tokave në Badovfc: Dëshmi është reagimi i sotëm i Gëzim Sveçlës

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 09 December 2024

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Besianë Musmurati ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku ka pasur tensione e përplasje  mes asamblistëve, në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ajo është shprehur se si haptazi një asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje ka sinjalizuar për shkëmbimet 50 milionëshe sa i përket Badovcit, dhe ka një tendencë të vazhdushme për t’i shëndërruar pronat komunale në ato toka për ndërtime private.

Ajo ka akuzuar Vetëvendosjen dhe LDK-në për bashkëpunim sa i përket shkëmbimit të tokave në Badovc deri sa ka theksuar se PDK-ja e kishte shkëputur koalicionin në kryeqytet pikërisht për shkak të këtij skandali.

-Advertisement-

“Sot të gjithë jemi dëshmitarë të një videoje, ku një asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje haptazi po sinjalizon për shkëmbimet 50 milionëshe që do të ndodhnin në Badovc si pasojë e votës së përbashkët të LVV-së dhe Përparim Ramës. Shpresoj që do të kemi sinjalizim edhe për tjetërsimin e tokës komunale te Stacioni i Autobusëve, ku prap me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Rama tokën komunale e shndërroi në tokë për ndërtim privat” tha ajo.

Musmurati gjithashtu ka thënë se çdo ditë po bëhet më e qartë se qytetarët e Prishtinës do të ndëshkojnë të gjitha partitë që në emër të tyre mundohen të bëjnë pazare milionëshe me toka komunale.

“Çdo ditë e më shumë që po kalon, po bëhet edhe më e qartë që qytetarët e Prishtinës do të ndëshkojnë të gjitha partitë që në emër të tyre mundohen të bëjnë pazare milionëshe me toka komunale” u shpreh Musmurati./GazetaInfokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera