Lajme

“Në emër të Kurtit janë vjedhë 50 milionë për Badovcin”, Vetëvendosja i reagon Lahut: Distancohemi

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 09 December 2024

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një reagim publik pas publikimit të videoincizimit ku Gëzim Sveçla dhe Egzon Azemi, dy figura të larta të Vetëvendosjes në Prishtinë shihen teksa i bëjnë presion asamblistit të tyre, Berat Lahu, që të lëshojë sallën e të mos lë krijimin e kuorumit për kalimin e buxhetit komunal.

Por, Vetëvendosja tha se i demanton pretendimet e Lahut për çka në fund të tekstit, indirekt, e akuzojnë se u ble “përmes pazareve të pista” për të qëndruar në sallë që të lejojë kalimin e buxhetit.

Postimi i VV-së:

-Advertisement-

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra në Prishtinë jo vetëm që distancohet por edhe demanton secilin pretendim të thënë sot nga asambleisti Berat Lahu në video-incizimin e publikuar në media.

I njëjti asamblist duke dashur të arsyetojë veten për thyerjen e vendimit zyrtar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Si dhe të mbulojë implikimet e tij personale të bëra sot me ekzekutivin e Komunës me ç’rast si asamblist i LV-së mundësoi kuorumin, kalimin e buxhetit. Po ashtu në rend dite u tentua që përmes tij të kontrabandohet edhe revidimi i planit rregullues të hollësishëm “Zona Ekonomike” si dhe Plani Zhvillimor Komunal (PZhK) 2024-2032 të Kryetarit Përparim Rama. Prandaj ky asamblist sulmon duke formuluar shpifje të kulluara për Kryeministrin Kurti.

Jo Kryeministri Kurti, por asnjë zyrtar apo aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në asnjë rrethanë, asnjëherë, nuk ka qenë i përfshirë e as është marrë me çështjen që thekson ky asamblist. E kundërta, falë qëndrimeve dhe veprimeve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është mbrojtur interesi publik.

Lëvizja VETËVENDOSJE!- Qendra Prishtinë i kërkon falje opinionit publik për situatën e krijuar sot në Kuvendin Komunal, mirëpo thekson se kjo seancë, ai kontrabandim buxheti, është shoqëruar me pazare të pista duke blerë individualisht asamblistë që thirren në përfaqësim të qytetarëve, ndërkohë që përfunduan në prehrin e oligarkëve që qeverisin realisht me komunën siç është ajo me Devollët dhe pjesëtarë të tjerë të klubit të biznesit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera