Lajme

“Në emër të Kurtit janë vjedh edhe për Badovcin, 50 mln euro” – Sveçla u bën presion dy asamblistëve, shkëmbehen akuza të rënda

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 09 December 2024

Dy asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje qëndruan sot në sallë dhe ia mundësuan pushtetit të Përparim Ramës kalimin e buxhetit për vitin 2025.

Ata janë Berat Lahu dhe Edmond Azemi, të cilët u përballën me presion direkt, nga jo vetëm shefi i grupit të asamblistëve të LVV-së, Gëzim Sveçla por edhe zyrtarë të tjerë të pushtetit për të mos vazhduar qëndrimin në sallë.

Akuza dhe kundër-akuza u shkëmbyen mes tyre në mes të seancës së jashtëzakonshme ku u votua buxheti.

-Advertisement-

Lahu e akuzoi Sveçlën për qëndrimin në sallë të asamblistëve të LVV-së në janar të vitit 2024, për t’ia mundësuar pushtetit të Përparim Ramës kuorumin për këmbimin e pronave të ish-bashkëpunëtorëve të tij në projektin e Badovcit, ku nuk lejohen ndërtimet, me një pronë komunale që ka vlerë rreth 20 milionë euro. Projekti më vonë ishte anuluar.

Ndërkaq, Sveçla i ka thënë Lahut se është shantazhuar për “hajnitë”, duke iu referuar ndjekjes së Lahut nga Prokuroria mbi dyshimet për përfshirje në rastin “Brezovica”.

Prezent gjatë diskutimeve, sipas video-incizimit, janë edhe Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe Berita Abazi, asistente e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Diskutimi:

Azemi: Interesat e kujt po i mbron?

Lahu: Të kërkujna hiç. Veç du me mbajt përgjegjësi për popullin

Lahu: O egzon, a i keni marr qito pyetje me ardhë me na sqaru pse kanë negociu me Ramën? A ke ardhë? E pse u lidhë në emër të kryeministrit? A ke ardhë me na sqaru neve? Tri herë [nuk kuptohet] ju kam thanë, edhe juve ju kam thanë ‘unë rri. Qekjo strategji është e poshtër se [nuk kuptohet].”

Lahu: A e humbët Prishtinën me 67%?

Azemi: Ti fitove

Lahu: A e humbët?

Azemi: Ti fitove. Ti je në rregull

Lahu: Jo, unë s’jam në rregull se [nuk kuptohet]”

Egzon Azemi diskuton me Edmond Azemin, asamblistin tjetër të Vetëvendosjes që qëndroi në sallë

Lahu: Jo, ti më akuzove, ti nuk mund të më shantazh. Mua nuk mund të më shantazhojë kurrkush. Ti bëre akuza. Kjo është vetëm një shpifje

Azemi: Nëse të kanë kërcënuar për burg kallëzo. Nëse të kanë kërcënu për burg, kjo është diçka tjetër. Mos e shit interesin e popullit!

Lahu: Kur të mi tregon negociatat për Badovcin, të kallëzoj!

Azemi: Nëse të shantazhojnë me burg, kallëzom!

Lahu: S’ke nevojë ti me ma lujtë policin, po.. s’ke nevojë me më mbrojtë ti, unë e mbroj veten

Lahu: O s’mund të më shantazhoj mua kurrkush, as ti, as kurrkush.. s’mundet, se ti e bon, kjo shantazh është”

Azemi: Jo s’është shantazh

Lahu: Jo qekjo presion është, mos bë hajgare.

Azemi: Kjo është për mbrojtjen e interesave të populli.. qysh presion me i mbrojt interesat e popullit!

Lahu: Në emër të Albin Kurtit janë vjedhë edhe për Badovcin.

Sveçla: Të kanë shantazhu për ato hajnitë.. [nuk kuptohet]

Lahu: Ej, mshele gojën ti, a more vesh? A e nive çka tha? A ke prezent çka tha? Qetash ta dhezi ni padi, edhe.. a e nive çka tha? A e nive çka tha? Ti je dëshmitar.

[nuk kuptohet]

Lahu: A keni marrë masa ndaj këtij [Gëzim Sveçlës, v.j] që e ka votu këta? A keni marrë masa? Mos bë hajgare, mos i bë presion!

Lahu: Pse nuk keni marrë masa që e ka votu këmbimin e pronave në Badovc, 50 milionë? Pse s’keni marrë masa që u thirrë në emër të Albin Kurtit, e Albin Kurti ka thënë që duhesh me anulu atë vendim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera