Kërkohet që edhe Kosova ta kthejë vëmendjen nga kriptovalutat
Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 08 December 2024
Ngritje rekord e vlerave të kriptovalutave, po shënohen në vazhdimësi në treg. Kjo vlerësohet si rezultat i fitores së Donald Trump, si president i SHBA-së, i cili premton mbështetje për këtë treg. Rrjedhimisht, kërkohet që edhe shteti i Kosovës, ta kthejë vëmendjen kah tregu i parave elektronike.
Për herë të parë, vlera e një Bitcoin ka tejkaluar shifrën prej 100 mijë euro.
Tregu i parave elektronike, ka pësuar lëvizje të mëdha, që nga koha e fitores së Donald Trump, si president i SHBA-së.
Ai edhe gjatë fushatës zgjedhore, kishte premtuar mbështetje për këtë treg.
Rritja e vlerës së këtyre llojeve të parave, vlerësohet se vjen nga sasi e limituar e tyre dhe interesimi i shteteve për t’i poseduar ato.
“Arsyeja pse ngritet çmimi i Bitcoin, është se sasia është e limituar. Kanë me u prodhu 21 milionë Bitcoin në total, nëse dojmë me pasë secili nga një, nuk kemi mundësi. As 0.0001, por shtet kanë mundësi me e bo si valutë të botës, në mënyrë që mos me pasë fuqinë asnjë shtet, me e kontrollu shtetin tjetër….Një milion euro më u bë një Bitcoin brenda vitit 2025, nuk është çmim i madh, përderisa tash shtetet janë duke investuar, e nuk jemi duke investuar ne, si njerëz të thjeshtë”, thotë Milot Mehmeti, ekspert i kripotovalutave
Kësisoj, edhe vëmendja e shtetit të Kosovës duhej të kthehej nga tregu i parave elektronike.
“Është dashur shumë më herët, edhe tash nuk është vonë. Është dashur për shkak se ne e kemi, shumicën e popullsisë rini, edhe janë të gjithë që marrin pjesë në internet dhe kompjutera. Edhe gjithë kanë pasur mundësi me qenë pjesë e këtij tregu. Domethënë pa marrë parasysh kush je, nuk të duhet llogaria bankare. Por, vetëm një telefon dhe aplikacion, edhe mundesh me investu në kripto”, thotë Mehmeti.
Nga nëntori i këtij viti, ka hyrë në fuqi ligji për kriptovalutave në Kosovë.
Mëgjithatë, përmbajtja e tij vlerësohet se ka mangësi.
“Përfitimet e exchange-eve nga konsumatorët e Kosovës, sa e paguajnë tatimin, a obligohen ata me pagu tatim. Mundet me ardhë një kompani ose disa persona me bo një kriptovalutë, me i marrë para disa njerëzve të caktuar edhe me u zhdukë, edhe qekjo nuk është e rregullume. Nuk është e rregullume as pjesa e ligjit, e cila e qartëson që deputetët ose personat me imunitet, a kanë kriptovaluta, qato adresa që i raportojnë ata, a janë reale, a janë të tyre, sa herë i lëvizin e sa fitojnë prej tyre”, thotë Granit Kadolli, ekspert i kriptovalutave
Disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, në deklarimet e përvitshme të pasurisë, kanë deklaruar edhe investimet e tyre në kriptovaluta.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...