Lajme

Bislimi shkon në Shtëpinë e Bardhë, jep detaje për takimet që zhvilloi

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 08 December 2024

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka bërë të ditur se ka zhvilluar disa takime atje, përfshirë ato në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë, u takuam edhe me Drejtoren për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Colleen Hyland dhe Drejtorin e lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të administratës Biden, ambasadori Michael Carpenter”, ka shkruar Bislimi në Facebook, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më tutje, ai bën të ditur se mori pjesë edhe në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të çlirimit të Republikës së Shqipërisë, ku u takova me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof, ambasadorë, diplomatë dhe diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera