Lajme

Kurti thumbon keq rivalët: Pragu për partitë tjera është 5%, e për Vetëvendosjen është 50%

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 08 December 2024

Albin Kurti ka folur pas nominimit edhe për një mandat për kryeministër të vendit, ku ka thënë se zgjedhjet e 9 shkurtit si të veçanta dhe si të parat të rregullta në vendin tonë.

Ai ndër të tjera në fjalimin e tij thumboi jo pak edhe partitë opozitare.

“Paritë tjera besoj e kanë kollaj, por as ne nuk e kemi aq vështirë, se pragu për partitë tjera është 5%, e për Vetëvendosjen është 50%”, tha Kurti, shkruan Reporteri.

-Advertisement-

Ai tutje tha se VV është subjekti i vetëm që nuk do të varet nga votat e Listës Serbe për krijimin e qeverisë së re.

Kurti në fjalimin e tij ka numëruar të arriturat e qeverisë nën udhëheqjen e tij. Kurti tha se gjatë mandatit katër vjeçar tha se janë tejkaluar shumë sfida për Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera