Lajme

Kush është al-Jolani? Lideri i rebelëve që përmbysën Assadin në Siri

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 08 December 2024

Luftëtarët nga forcat anti-qeveritare pushtuan Damaskun, duke i dhënë fund sundimit të Bashar al-Asad. Në krye të ofensivës ishte Abu Mohammed al-Jolani (ai që vjen nga Lartësitë Golan), i cili kryeson Hayat Tahrir al-Sham (Hts), një grup që është bërë forca më e fuqishme e armatosur e opozitës në Siri. Themeluesi i HTS, al-Jolani ka kërkuar të distancohet nga forcat e tjera të armatosura në lidhje me operacionet ndërkufitare, duke u fokusuar në krijimin e një “Republike Islame” në Siri. Që nga viti 2016, ai dhe grupi i tij e kanë vlerësuar veten si “kujdestarë të besueshëm të një Sirie të çliruar nga al-Assad”.

Kush është al-Jolani? Lideri i rebelëve që

I lindur në vitin 1982 në Riad të Arabisë Saudite, ku babai i tij punonte si inxhinier nafte, ai u kthye në Siri në vitin 1989, duke u vendosur pranë Damaskut. Dihet pak për kohën e tij në Damask përpara se të transferohej në Irak në vitin 2003, ku ai iu bashkua Al Kaedës në Irak. I arrestuar në vitin 2006 dhe i izoluar për pesë vjet, al-Jolani krijoi kolonën siriane të Al Kaedës, Frontin al-Nusra, e cila rriti ndikimin e saj në zonat e kontrolluara nga opozita, veçanërisht në Idlib. Al-Jolani në ato vite koordinoi me Abu Bakr al-Baghdadi, kreun e “Shtetit Islamik në Irak” të Al Kaedës, i cili më vonë u bë ISIS (ISIS).

-Advertisement-

Në një intervistë televizive të dhënë në vitin 2014, ai deklaroi se Siria duhet të qeveriset sipas ligjit islam dhe se pakicat e vendit, të krishterët dhe alavitët, nuk do të mirëpriten. Qëllimi i deklaruar i Hts është të çlirojë Sirinë nga sundimi autokratik i Asadit duke “përzënë milicitë iraniane” nga vendi dhe duke krijuar një shtet sipas interpretimit të tij të “ligjit islamik”. (A2 Televizion)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera