Lajme

“Unë nuk jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik politik për askënd” Thaçi flet nga Haga, nuk e komenton akuzen e re

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 08 December 2024

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dalë para Gjykatës lidhur me aktakuzën e re që është konfirmuar ndaj tij për pengim të drejtësisë.

Thaçi nuk u deklarua mbi akuzat e reja, por se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme por shtoi se ai nuk paraqet “rrezik politik” për askënd.

“Me siguri ju e dini që unë tash e katër vite përballem me një proces tjetër gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretuese të historisë politike dhe kombëtare për lirinë e shtetit dhe pavarësinë e Kosovës më së paku nga viti 1980 deri më sot. Pra është një proces voluminoz. E di se shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim me padurim fundin e këtij procesi, e presim drejtësinë për çka edhe besojmë në drejtësi. Krejt papritmas para dy ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik politik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kërkoj edhe sot nga të gjithë në këtë sallë që të respektohen Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, sepse Dhomat e Specializuara janë produkt i institucioneve të Republikës së Kosovës.”

-Advertisement-

Thaçi nuk u deklarua mbi akuzat e reja.

“Për shkak të angazhimeve tjera, unë nuk kam pasur mundësi që ta diskutojë në thelb dokumentin e konfirmuar nga ana juaj, prandaj do të deklarohem në kohë brenda afatit të rregullt kushtetues dhe ligjor”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera