Lajme

Për 100 ditë u aprovuan mbi 25 mijë aplikime të votuesve jashtë Kosovës, afati mbyllet më 26 dhjetor

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 07 December 2024

Më 26 dhjetor do të përfundojë periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Express se për 100 ditë ka aprovuar 25 mijë e 253 aplikime, ndërsa ka refuzuar 1 mijë e 631 të tjera.

“Deri më tani, gjatë këtyre 100 ditëve, pas aplikimit përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org, janë  aprovuar 25,253 kërkesa ndërsa 1,631 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.  Nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së.”

-Advertisement-

Elezi ka shtuae se nga 25,235 aplikime të aprovuara, 6,723 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike; 3,912 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 14,618 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera