Lajme

Bislimi takon Carpenter: Kosova konstruktive, sulmi në Varagë të Zubin Potokut tregon se Serbia s’është e gatshme për normalizim

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 07 December 2024

Zv.ministri Besnik Bislimi është takuar në Shtëpinë e Bardhë me drejtorin e lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të administratës Biden, ambasadori Michael Carpenter.

“Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj Kosovës, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi partneritetin, miqësinë dhe aleancën e palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Sipas ZKM’së në takim është diskutuar “mbi perspektivën e dialogut dhe rrugën përpara në normalizimin e marrëdhënieve, me theks në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Implementimit të Ohrit, ku Kosova vazhdon të mbetet konstruktive dhe e angazhuar në proces”.

-Advertisement-

Në takim Bislimi ka folur edhe për sulmin në Varagë të Zubin Potokut, për të cilin tha se është tregues që Serbia s’është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve.

“Zëvendëskryeministri Bislimi tha se edhe sulmi i fundit terrorist javën e kaluar në Varagë të Zubin Potokut në kanalin e Ibër Lepencit, është tregues i radhës se Serbia nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve dhe fqinjësi të mirë. Ai theksoi dhe nevojën që akti i agresionit i Banjskës i shtatorit të vitit të kaluar si dhe sulmi i fundit në Ibër Lepenc të ndëshkohen me masa konkrete, në mënyrë që të parandalohet që Serbia të përsëritë sulme të përmasave të tilla që minojnë sigurinë e vendit dhe të rajonit.”

“Më tej, ai foli për politikat nxitëse të ndërmarra nga qeveria për të mbështetur komunitetin serb në Kosovë dhe lehtësimin e integrimit të tyre.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera