Lajme

Sulmi në Ibër Lepenc, temë diskutimi mes Bislimit dhe zyrtares së lartë amerikane

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 07 December 2024

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Departamentin Amerikan të Shtetit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u mirëprit nga drejtorja për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Colleen Hyland.

Përgjatë takimit u bisedua rreth zhvillimit dhe rritjes ekonomike të Kosovës, sigurinë energjetike dhe investimet në këtë fushë.

Temë e trajtuar ishte edhe sulmi kinetik i 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit, si vazhdimësi e përpjekjeve, planifikimeve dhe organizimeve me synim destabilizimin e Republikës së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Bislimi i falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dënimin e sulmit dhe mbështetjen ndaj vendit tonë në zbardhjen e plotë të tij.

“Më tej, ai foli dhe rreth iniciativave e politikave të ndërmarra nga qeveria për të mbështetur komunitetin serb në Kosovë dhe lehtësimin e integrimit të tyre. Në takim u diskutua dhe rreth zhvillimeve në lidhje me procesin e dialogut”, thuhet në komunikatën për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera