Lajme

Avokati: E nisën me transplant organesh, Specialja po e vëren dështimin, po e mbulon me aktakuza për pengim të drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 06 December 2024

Avokati i njohur, Ardian Bajraktari, ka reaguar për aktakuzën e re ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale.

Bajraktari ka thënë se ky “rast i madh” nuk ka prova kredibile materiale dhe është i bazuar në dëshmi të fabrikuara.

Ai tutje ka thënë se krejt kjo ka ndodhur kinse dështimi i Speciales po ndodh për shkak të ndikimi të dëshmitarëve.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Çështje e nisur për transplant organesh, në kohë kur njerëzit kanë vdekur nga mungesa e trajtimit elementar mjekësor.

Si një “rast i madh” si ky pa prova kredibile materiale e i bazuar vetëm në dëshmi të lëkundshme e të fabrikuara, është e natyrshme që Prokuroria speciale po e vëren dështimin.

E si më mirë me mbulu këtë disfatë se sa me aktakuza për pengim të drejtësisë kinse dështimi po ndodh për shkak të ndikimit në dëshmitarë e jo për shkak të punës totalisht joprofesionale të Prokurorisë.

Turp!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera