Lajme

Stradner: Serbia përmes narrativës pro-ruse po vepron si një aktor kyç për të nxitur kaos në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 06 December 2024

Sulmi i 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit është bërë temë kryesore në mediat ndërkombëtare, përfshirë edhe rrjetin prestigjioz Fox News.

Qeveria e Kosovës ka akuzuar Serbinë për këtë akt, i cili ka dëmtuar infrastrukturën kritike dhe ka lënë pa ujë dhe energji elektrike disa zona të vendit.

Megjithatë, mediumi amerikan vë në dukje një aspekt edhe më shqetësues: pretendimet se presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë përfshirë në këtë sulm.

-Advertisement-

Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, Ivana Stradner, thekson se Serbia po vepron si një aktor kyç për të nxitur kaos në Ballkan.

“Rusia ka lidhje të thella historike, kulturore dhe fetare me Ballkanin, ndërsa narrativat pro-ruse shpesh burojnë nga Kisha Ortodokse Serbe,” tha Stradner.

Sipas saj, Putini shfrytëzon këto ndarje etnike dhe fetare për të destabilizuar rajonin.

Ajo shtoi se edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq përfiton nga tensionet në Ballkan, duke përdorur krizën për të konsoliduar pushtetin e tij.

“Vuçiq ka përdorur një strategji të përshkallëzimit dhe de-përshkallëzimit të krizave në Kosovë për ta portretizuar veten si një burim stabiliteti, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si një mjet pazaresh me Perëndimin”, theksoi ajo.

Ndërkohë, ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA dhe NATO, Agim Nesho, tha se Rusia kërkon që Ballkani Perëndimor të mbetet një rajon neutral, duke kundërshtuar praninë e NATO-s.

Ai përmendi ngjarjet në Mal të Zi dhe rritjen e partive pro-ruse si dëshmi të përpjekjeve të Moskës për ndikim në rajon.

“Rusia nuk ka mbështetje në Kosovë dhe Shqipëri, vende që mbeten pro-amerikane për shkak të rolit historik të SHBA-së në mbështetjen e shqiptarëve,” shtoi Nesho.

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka komentuar gjithashtu për ngjarjet në Varagë të Zubin Potokut.

Ai deklaroi se sulmi është pjesë e strategjisë së vazhdueshme të agresionit serb.

“Vuçiqi shfrytëzon burime të shumta, përfshirë lidhjet me krimin e organizuar, për të destabilizuar Kosovën,” tha Dugolli.

Sipas tij, përdorimi i rreth 20 kilogramëve eksploziv tregon një nivel të lartë profesionalizmi në planifikimin dhe ekzekutimin e këtij sulmi, raporotn Fox News.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera