Lajme

Rexhaj: Hoti as atëherë e as tani nuk e ka kuptuar çfarë janë sigurimet shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 05 December 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj, ka kritikuar deputetin e LDK-së, Avdullah Hoti, për komentet e tij lidhur me Ligjin për Sigurimin e Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor – i cili u miratua gjatë së enjtes në Kuvend.

Rexhaj e akuzoi Hotin për dështime të përsëritura në themelimin dhe zbatimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore gjatë kohës kur ishin në pushtet.

“Paska folur Avdullah Hoti për Ligjin e Sigurimeve të detyrueshme shëndetësore. Ish- ministri i financave që nuk diti as ta zbatojë ligjin e vjetër për sigurime as nuk diti ai dhe shefi i tij se si ta themelonin Fondin e Sigurimeve dhe e katandisën për shumë kohë në sportel ku dorëzohen veç profaktura dhe buron korrupsion dhe ku punësuan krejt balldëskat e LDK-së. Më pas PAN-i ia dha edhe një yrysh me do të tjerë të ngjashëm. Z. Hoti as atëherë nuk e ka kuptuar çfarë janë sigurimet shëndetësore e as tani”.

-Advertisement-

Ai shtoi se ‘ideatorët e studimit për sigurimet në Kosovë kanë qenë ekspertët e Lëvizjes Vetëvendosje’.

“Ka shumë të ngjarë që as e ka lexuar ligjin e ri. Por vetëm ka parasysh që kontributet do të jenë 3.5% punëdhënësi dhe 3.5% punëmarrësi. Kjo nuk ka ndërruar sepse kjo ka qenë në programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që në vitin 2012. Dhe se ideatorët e studimit për sigurimet në Kosovë kanë qenë ekspertët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! LDK mund të flasë për plot tema, veç për sigurimet shëndetësore jo sepse ka dështuar në mënyrë spektakolare kur ka drejtuar qeverinë. Dy herë nisi me e mbledh primin dy herë ja huqi. Hera e tretë kuptohet, nuk do ta kenë atë shans”, ka shkruar Rexhaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera