Lajme

Miratohet ligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 05 December 2024

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Ligjin për Sigurimin e Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.

Projektligji mori 61 vota për dhe pa ndonjë kundër apo abstenim.

“61 vota për, zero vota kundër, zero abstenime, konstatoj se Kuvendi e miraton Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor”.

-Advertisement-

Pas kësaj menjëherë ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se ky ligj është hapi themelor drejt sigurimeve shëndetësore në vend dhe shtoi se procesi është i pakthyeshëm.

“Sapo miratuam në Kuvend ligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Ligji është hapi themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë. Ky proces tashmë është i pakthyeshëm.

Së bashku për transformimin rrënjësor të shëndetësisë publike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera