Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Ranilluk
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 05 December 2024
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Korminjan të Ranillugut.
“Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren në brezin kufitar Republika e Kosovës – Serbi, ku me datën0 4.12.24, pas pranimit të informatave nga burimet zyrtare të PK-së, në fshatin Korminjan – Ranilluk është ndaluar një traktor me rimorkio të improvizuar i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë”, thuhet në njoftim.
Policia gjatë kontrollit tē rimorkios ka vërejtur se kishte të ngarkuar duhan në paketime (Marlboro, Winston, Camel, Lucky Strike) me peshë nga 500 gramë në sasi prej gjithsej rreth 250 kilpgramë duhan i përpunuar,cigare Trokadero slim 50 boksa (shtega),king 50 boksa, korset i kuq 50 boksa, korset i kaltërt 50 boksa, trokadero 50 boksa gjithsej 250 boksa.
Sipas Policisë, vlera e mallit të lartcekur sipas tregut është rreth 8500 euro, ndërsa shmangiet nga tatimi dhe akciza janë rreth 13000 euro.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ndërsa malli dhe automjeti dërgohen në terminalin doganor derisa rasti procedohet për trajtim tek njësitë përkatëse policore.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...