Osmani në takimin me presidentin e Këshillit Evropian: Sulmi në Ibër Lepenc pati qëllim ta linte Kosovën pa ujë, rrymë, ngrohje e sistem të telekomunikimit
Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 04 December 2024
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Bruksel, është pritur në takim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, në këtë takim, Osmani e ka uruar atë për detyrën e re, duke shpresuar në vazhdimin e bashkëpunimit në interes të përbashkët.
Presidentja Osmani diskutoi për zhvillimet në fushën e sigurisë, përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës, sulm ky që kishte për qëllim që të linte një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës pa ujë, pa energji elektrike, pa ngrohje dhe me pengesa në sistemin e telekomunikimit.
Ajo prezantoi para Presidentit Costa dëshmitë për lidhjet e Serbisë me këtë sulm, si dhe me sulmin e shtatorit të vitit të kaluar, i cili ishte akt agresioni ndaj Kosovës.
Presidentja tutje shtoi se kryeterroristi që kishte zbatuar urdhrat e Beogradit zyrtar për sulme ndaj Kosovës, pra Milan Radoiçiq akoma është i lirë dhe kjo dëshmon mungesën e gatishmërisë së Serbisë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për aktet e agresionit ndaj Kosovës.
“Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e plotë të Kosovës për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar për hetimin e aktit terrorist kundër infrastrukturës vitale në Kosovë, gjersa i ka falënderuar BE-në, SHBA-të si dhe shtetet e tjera të NATO-s, dhe përtej për solidaritetin e treguar dhe ndihmën e ofruar. Ajo potencoi se është shumë me rëndësi, që përveç hetimit, puna jonë e përbashkët të fokusohet edhe në parandalimin e sulmeve të reja”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Po ashtu, ajo theksoi se në mënyrë që të garantohet stabilitet në Ballkanin Perëndimor është më rëndësi që të jemi unik në luftimin e kërcënimeve që rrezikojnë paqen dhe sigurinë e Kosovës dhe gjithë rajonit.
Ajo shtoi se Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të saj të integrimit evropian, ndaj kërkoi mbështetje për avancimin e aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE.
“Për më tepër, Presidentja nënvizoi se heqja e masave kufizuese do të ishte një mesazh i fuqishëm për Kosovën për të kontribuar në vlerat dhe vizionin e përbashkët të Bashkimit Evropian, duke argumentuar sërish se ato janë të padrejta dhe se e dëmtojnë më së shumti popullin e Kosovës, por edhe vet parimin e balancit dhe paanshmërisë në dialogun Kosovë-Serbi”, bëhet e ditur në njoftim.
Të tjera
-
Përleshen katër persona me mjete të mprehta në Prishtinë, njëri po trajtohet në QKUK
Katër persona janë përleshur mes vete me mjete të mprehta në rrugën “Agim Ram...
-
Ishte raportuar i zhdukur që nga 24 dhjetori, gjendet i vdẹkur 26 vjeçari në lumin Drin
26-vjeçari nga rajoni i Prizrenit, i cili ishte raportuar i zhdukur nga famil...
-
KRU ‘‘Prishtina’’ njofton se sot do të ketë intervenime në këto zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot do të ketë i...
-
E zhdukur prej 20 nëntorit, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e kësaj vajze
26-vjeçarja, Arianita Gajtani nga Lipjani rezulton e zhdukur që nga 20 nëntor...
-
Muharremi: Kurtin e bëri emocional fushata, pushteti i madh nuk e ka ndihmuar, ta përqafojë t’kurrjen
Analisti, Shenoll Muharremi ka analizuar dy tubimet e fundit të Vetëvendosjes...
-
Sokol Dobruna nis dëshminë në Hagë
Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Do...
-
Reshjet e borës, shumë fshatra në Shqipëri pa energji elektrike qe 24 orë
Prej 24 orësh, 2 mijë banorë të 12 fshatrave të njësisë administrative Propti...
-
Matoshi: Kryeministri Kurti po përdor tone psikopatologjike, Vetëvendosje s’ka program të qartë
Analisti politik dhe gazetari Halil Matoshi ka kritikuar ashpër fjalimin e kr...
-
Mergim Lushtaku: Vetëm me PDK-në rinisë i kthehet shpresa
Kandidati për deputet me numer 100 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Gjuriq: Serbia mund të jetë mikpritëse e takimit eventual mes Trumpit e Putinit
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se Serbia është e gatshme të ...
-
Gjendet i pajetë një person në Prishtinë, dyshohet se ka qëndruar i vdekur për më shumë se 10 ditë
Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Muharrem Fejz...
-
Vidhet një argjendari në Prizren, hajnat arritën të marrin stoli në vlerë 170 mijë euro
Vidhet një argjendari në Prizren, hajnat arritën të marrin stoli në vlerë 170...