Ministri Elbert Krasniqi dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit Përparim Rama
Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 04 December 2024
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtorit të ndërmarrjes “Sport-Marketing” në Prishtinë, Bardh Krasniqi, për organizim të tregut dimëror “Verë n’Dimër”.
Në padinë e siguruar nga RTKlive, ministri ka thënë se Ministria ka vlerësuar se vendimi është në kundërshtim me dispozitat e ligjit në fuqi. Komuna e Prishtinës, siç ka thënë ai, ka vazhduar me organizimin e festivaleve “Verë n’Dimër” dhe “Akull n’Verë” pavarësisht vendimit të rrëzuar nga Ministria.
Në arsyetim, ministri ka thënë se Rama me dashje nuk e ka pritur vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit të Ministrisë. Ai i ka akuzuar Ramën e Krasniqin për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
“Presim nga organet përgjegjëse shtetërore të trajtojnë keqpërdorimin e prezantuar në këtë Kallëzim Penal e mos lejojnë dëm më të madh përmes lejimit të mëtutjeshëm të zbatimit të vendimit dhe kontratës si rezultat i të njëjtit, që për pasojë dëmton buxhetin e Komunës dhe krijon përfitim për palët e treta”, thuhet në padi.
Të tjera
-
Aeroporti “Adem Jashari” regjistroi katër milionë pasagjerë, Kurti arsye e sheh liberalizimin e vizave
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” sot i ka regjistruar katër...
-
Përfundojnë hetimet për “Albkings”, aktakuza gati
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi bashkë me...
-
Petrit Kryeziu zgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren
Petrit Kryeziu është votuar për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Priz...
-
“Mezi pres të shoh çfarë do të arrini në vitin 2025” – Hovenier bën adresimin e fundit për kosovarët
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka bërë adresimin e tij të fundit përpara...
-
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një vendim për vendosjen e sanksioneve shte...
-
Ngrihet aktakuzë ndaj 5 personave, dyshohet se i vrạnë 6 civilë shqiptarë – njërin e dọgjën për së gjalli
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku...
-
Mungesa e rrymës “për shkak të zhvillimit ekonomik”, Bajrami i reagon kryeshefit të KOSTT: Mjaft më me tallje
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se kry...
-
Ja çfarë tha Kurti sot në Qeveri për terrin energjetik
Kryeministri Kurti e ka nisur sot mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për situatë...
-
SPAK del me njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kallëzuesin anonim
Një ditë pasi Erion Veliaj u mor në pyetje për 5 orë nga Prokurorët e Posaçëm...
-
“Thaçi, Thaçi”, qytetarët e brohorasin Kurtin derisa po hidhte gurthemelin e QKMF-së në Drenas, Lladrovci iu thotë: E kemi mysafir
ryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku m...
-
Osmani ia dhuron Hovenierit një gur nga Trepça “si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës”
Presidentja Vjosa Osmani në takimin lamtumirës me ambasadorin amerikan në...
-
“Reduktimet si rezultat i zhvillimit” Hamiti tallet me shefin e KOSTT-it: E vërtetë bos, veç zhvillimi s’po shihet se terr
Analisti Lavdim Hamiti është tallur keq me kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it, ...