Haradinaj premton pensione prej 500 euro për personat me nevoja të veçanta
Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 03 December 2024
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka premtuar punësim dhe pensione prej 500 euro për personat me nevoja të veçanta.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, Haradinaj ka thënë se ata tregojnë histori frymëzuese që na mësojnë për rëndësinë e vendosmërisë dhe durimit.
“Guximi dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të Personave me Nevoja të Veçanta në përballjen me sfidat e përditshme janë një dëshmi e pathyeshme e forcës së shpirtit njerëzor. Në çdo hap të tyre, në çdo arritje dhe buzëqeshje, ata tregojnë histori frymëzuese që na mësojnë për rëndësinë e vendosmërisë dhe durimit. Ëndrrat dhe aspiratat e tyre duhet të kenë të njëjtin respekt dhe mbështetje si ato të kujtdo tjetër. Kjo është një detyrë morale dhe shoqërore që nuk mund dhe nuk duhet ta neglizhojmë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka premtuar pensione prej 500 euro për këto kategori.
“Në asnjë rrethanë, nuk guxojmë ta turpërojmë vendin tonë duke mos u ofruar statusin dhe mbështetjen që meritojnë. Programi ynë parasheh masa konkrete për punësim dhe pensione të dinjitetshme prej 500 euro për Personat me Nevoja të Veçanta. Kjo është garancia jonë për një qasje të drejtë dhe për mbrojtjen e dinjitetit të tyre, duke treguar se si shoqëri vlerësojmë dhe mbështesim secilin individ”, është shprehur Haradinaj.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...