KQZ kërkon që votimi jashtë vendit të bëhet në ambasada, refuzohet kërkesa e MPJD-së
Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 02 December 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD). Në këtë letër, është kërkuar hapësira shtesë për qendra të votimeve jashtë Kosovës për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Anëtarët e KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë kundërshtua këtë kërkesë.
Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se kjo kërkesë është e kundërligjshme pasi që sipas tij kjo vjen nga radhët si kryetare e partisë, siç është Donika Gërvalla.
“E para konsideroj që shkresa të tilla të cilat vijnë me kufizime kaq të shkurta kohore janë të paarsyshme për t’u trajtuar. E dyta jemi duke fol për një shkresë e cila vjen nga radhët e një kryetare të një partie politike, pra nuk vjen në cilësinë administrative institucionale, pra do duhej të vinte nga sekretari i MPJD-së… Lidhur me temën që kërkohet të trajtohet përmes kësaj shkrese, konsideroj që kjo temë është mbyllur atëherë kur e ka pas kohën në kuadër të Ligjit për Zgjedhje që ka qenë 28 gushti dhe kur janë miratuar të gjitha qendrat e votimit sa i përket votimit fizik në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit. Për hir të korrektsisë edhe me ndryshimet e Ligjit për Zgjedhje të përgjithshme, duke ëprfshirë këtu të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës përjashto këtu Listën Serbe, kanë mbështetur një Ligj që mundëson votimin fizik në Ambasada”, theksoi ai.
Po ashtu kundër kësaj kërkesë ishte edhe anëtari tjetër i KQZ-së nga radhët e LDK, Sami Hamiti.
Hamiti konsideron se kjo shkresë është ndërhyrje në institucionin e KQZ-së.
“Konsideroj se për këtë shkresë nuk do të duhej të debatonim… Kjo shkresë është ndërhyrje direkte në insitutcionin e pavarur, mund ta trajtoni qysh të doni… Është një proces zgjedhor, i cili me ligjin zgjedhor që është bërë një vit dhe janë përcaktuar ato qendra votimi dhe janë ankimuar, madje vendimet e Gjykatave i kanë dhënë të drejtë KQZ-së në secilën pikë”, tha ai.
Ndërsa, Sami Kurteshi anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se kërkesa e MPJD-së nuk përbën presion.
“Ajo është zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme, kjo është e para… U përmenden Gjykatën. Unë po e lexoj dhe tash po e lexoj dhe bash u mendova se çfarë presioni qenka duke I bërë me ketë letër në kryetarin. Nuk po shoh fjali që i bën presion as ndaj kryetarit e as ndaj KQZ-së. Kështu nuk ka kurrfarë presioni, vetëm është kërkuar ajo që është me të drejtë”, tha ai.
Të tjera
-
Besnik Bislimi akuzon Serbinë: Po thellon margjinalizimin e profesionistëve shqiptarë në Luginë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka akuzuar Serbinë për “diskr...
-
Sveçla: Në veri u gjetën uniforma me simbole amerikane e britanike, skenar ogurzi për sulm, e për t’i fajësuar të tjerët
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për gjetjen e një ...
-
Tenderi 15 milionësh: Pas 2 vitesh skandale e dallavere, këto janë 10 kompanitë që po synojnë ndërtimin e stadiumit të Gjilanit
Dhjetë kompani i janë futur garës për për tenderin 15 milionësh për ndërtimin...
-
Paralajmëron drejtori i Policisë: Mund të priten arrestime të reja për sulmin terrorist në Varragë
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha për RTK-në, se mund të ket...
-
Arben Vitia: Do të mbulojmë shpenzimet për proteza për të gjithë invalidët civilë të luftës
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar sot vendimin që mbulon sh...
-
Mendimi për motin: Mot i vranët të mërkurën, të enjten shi
Mot i vranët të mërkurën. Të enjten shi. Mendimi për motin – 2.12.2024 ...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
Gjykata ka konfirmuar se prifti ishte treguar naiv, nisur nga vetë misioni i ...
-
Bajrami: Murati demantoi Kurtin, po bien vetë në kazanin e propagandës, ku po mundohen t’i fusin të tjerët
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video të kryeministr...
-
Shoqata Sindikale e Pastrimit nesër mbanë protestë para Komunës së Prishtinës
Shoqata Sindikale e Pastrimit, nesër do të mbajnë protestë para Komunës së Pr...
-
Sinani: Shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë
Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka njoftuar se sot kanë hyrë në fuqi ndry...
-
Kurti kërkon nga BE insistim për Marrëveshjen e Ohrit: Kallas është në vendin e duhur në momentin e duhur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me Kallasin ka diskutuar për çësh...
-
Edhe këtë dhjetor “superheronjtë” vizitojnë fëmijët në pediatrinë e QKUK-së
Edhe në këtë dhjetor, fëmijët që ndodhen në pediatri do të vizitohen nga supe...