Kurti viziton Qendrën e Resurseve të HANDIKOS-it
Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 02 December 2024
Kryeministri Albin Kurti, vizitoi Qendrën e Resurseve të HANDIKOS-it, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna.
Kjo në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Në komunikatë thuhet se Kurti theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të qeverisë për përmirësimin e kushteve dhe përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Aty tutje bëhet e ditur se në këtë linjë, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë mes qeverisë dhe HENDIKOS-it përgjatë hartimit të rregullores së re për procesin e vlerësimit të personave paraplegjik dhe tetraplegjik.
“Ndryshimet kryesore në këtë rregullore përfshijnë heqjen e rivlerësimeve të cilat tani do të kryhen vetëm në raste të veçanta; shmangien e burokracisë dhe procesit të stërzgjatur të vlerësimit, meqenëse tashmë vlerësimi bëhet nga një komision i vetëm në Ministri; rregullorja parasheh edhe vizitat e komisionit në shtëpi për personat që për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të paraqiten fizikisht pranë komisionit dhe mundësimin e aplikimit online përmes platformës e-Kosova për të lehtësuar qasjen për përfituesit me aftësi të kufizuar; rritjen e llogaridhënies së komisionit të ri, i cili do të përbëhet nga mjekët dhe profesionistë të kontraktuar që raportojnë në Ministri; si dhe përfshirjen e vlerësimit të nevojave sociale për personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, me qëllim të përfshirjes sociale dhe jetesës së pavarur”.
Në kumtesë mes tjerash thuhet se qeveria këtë vit ka rritur edhe pensionet për kategoritë e personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë për 20%.
“Krahas rregullores, Qeveria e Republikës së Kosovës këtë vit ka rritur edhe pensionet për kategoritë e personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë për 20%, derisa në vitin 2023 janë mbështetur gjithsej 3006 përfitues me një buxhet prej 11,474,669€ nga Skema për Kompensimin e Personave Paraplegjikë”.
Gjithashtu u theksua se për herë të parë iniciuar ligji për personat e shurdhër dhe po zhvillohet koncept-dokumenti për shërbimet në gjuhën e shenjave.
“Për herë të parë, është iniciuar ligji për personat e shurdhër dhe po zhvillohet koncept-dokumenti për shërbimet në gjuhën e shenjave. Po ashtu, janë publikuar dokumente ligjore në shkrimin Braille për personat e verbër, ndërsa janë punësuar 339 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara”.
“U nënvizua se Qeveria ka miratuar përfshirjen e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Kushtetutë, si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të të drejtave të kësaj kategorie, dhe në anën tjetër, ka finalizuar Strategjinë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara 2025-2030, e cila pritet të miratohet së shpejti”.
Të tjera
-
Ramadani thotë se KFOR’i ka lejuar që regjimenti i xhenios i FSK të ndërhyje te kanali: Kurti refuzoi, shkoi një kompani private
Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, deklaroi në Pressing në T7 se posedon inf...
-
Policia merr në mbrojtje Pecin, implikohet edhe inteligjenca policore
Policia e Kosovës ka rritur masat e sigurisë për ministrin e Bujqësisë, Faton...
-
Shala: Në kufi me Kosovën ka 22 baza ushtarake serbe, qytetarët marrin armë
Drizan Shala ekspert i sigurisë, ka folur mbrëmjen e sotme në Top Story, në l...
-
Marin Mema jep alarmin për bazën serbe të Rashkës: Aty njerëzit paguhen për akte teṛṛoriste
Gazetari Marin Mema ishte këtë mbrëmje i ftuar në Top Story ku foli për sulmi...
-
“Këtu më kini, si dikur, do të jem përgjithmonë”, letra rrëqethëse e prindërve të Martin Canit
Familja e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i t...
-
Mujka për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit: Më i madhi që i është bërë Kosovës që nga viti 1999
Faruk Mujka – Kryeshef i ndërmarrjes “Ibër – Lepenc” ka deklaruar se sulmi i ...
-
“Na jena tu i nimu, ti s’po i nimon – a munesh me folë me Albinin?”, përplasje mes Valon Sylës e Dibran Hoxhës
Në “Pressing” T7, po diskutohet edhe për polarizime shoqërisë, sidomos akuzat...
-
Serbeze Kabashi Muçaj: Vepra e Rugovës do të shërbejë si udhërrëfyes për të ardhmen e Kosovës
Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahi...
-
Bedri Hamza në Mitrovicë përuron objektin e renoviar të Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili njëherësh është edhe...
-
Shefja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale akuzon Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje
Presidentja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP-së) ka përdorur gjuhë të as...
-
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti dhe Vuçiç do të takohen në Bruksel me shefen e re të diplomacisë së BE, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçi...
-
Sul*mi terr*orist në Ibër Lepenc, krejt çka tha ambasadori Hovenier
Kryeministri Albin Kurti, u tha ambasadorëve të akredituar në Kosovë se ka in...