Lajme

Aliu për vilën e Radoiçiqit: Po supozojmë se shtëpia është ndërtuar në kohën kur kemi qenë ne në qeverisje

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 02 December 2024

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka pranuar se Milan Radoiçiq, kryeorganizatori i sulmit në Banjskë, mund ta ketë ndërtuar villen pranë liqenit të Ujmanit gjatë mandatit të qeverisë Kurti, pas akuzave të ngritura nga deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Madje, Aliu pranoi se situata në veri para Banjskës ishte jashtë kontrollit.

“Po supozojmë se shtëpia është ndërtuar në kohën kur kemi qenë ne në qeverisje. Unë po iu them jo vetëm shtëpia e Radoiçiqit por edhe shumë punë të tjera që strukturat paralele i kanë bërë. Viti i parë i qeverisjes, mbase edhe viti i dytë i qeverisjes derisa s’ka ndodhur Banjska, strukturat paralele jo që s’kanë ndërtu por e kanë ndërtu Kodrën e Diellit dhe shumë gjëra të tjera, të cilat shteti jonë si ka pasur në kontroll. Kjo jo vetëm gjatë mandatit tonë por edhe shumë herët. Pasi që ka ndodhur Banjska janë krijuar kushtet që me vendos rregullt të plot dhe me ndal edhe vilën e Radoiçiqit”, tha Aliu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera