Lajme

John Bolton: Kërcënimi i Trump për tërheqje nga NATO duhet të merret shumë seriozisht

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 02 December 2024

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trump, John Bolton thotë se kërcënimi i Donald Trump për t’u tërhequr nga NATO duhet marrë seriozisht. Sipas tij, presidenti i zgjedhur amerikan nuk i beson NATO-s dhe se nuk e kupton parimin e një aleance mbrojtëse.

Pavarësisht retorikës së fortë të Trump, ai tha se njerëzit duhet ta marrin kërcënimin e tërheqjes së NATO-s “shumë seriozisht”.

“Ai në thelb mendon se ne po mbrojmë Evropën, nuk marrim asgjë prej saj. Ata nuk paguajnë asgjë. Çfarë ka për ne? Është e njëjta pikëpamje që ai ka me aleancat tona me Korenë e Jugut dhe me Japoninë. Unë jam shumë i shqetësuar për këtë.”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Bolton shërbeu në administratat e Reganit, Xhorxh W Bushit dhe Trumpit. Pas shkarkimit të tij në 2019, Bolton botoi një libër, The Room Where It Happened, në të cilin ai kritikoi ashpër udhëheqjen e Trump. Në fillim të këtij viti, Bolton e quajti ofertën presidenciale të Trump në 2024 si “helm” për partinë republikane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera