Lajme

Dy të rinj nga Kosova kapen me mijëra euro dhe franga në Morinë

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 02 December 2024

Në pikën doganore të Morinës, dy të rinjve nga Kosova u janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash nga policët kufitarë në hyrje të Shqipërisë.

Shtetasit kosovarë me iniciale E. H., 22 vjeç dhe D. H., 32 vjeç janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. H. dhe pasagjer shtetasin D. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur 18 000 franga zvicerane dhe 9 150 euro, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.

-Advertisement-

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. /A2

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera