Kurti: Kemi indikacione se sulmi u krye nga grupe të dirigjuara nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 02 December 2024
Me ftesë të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mirëpriti sot në takim ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë për t’i informuar dhe diskutuar mbi sulmin kinetik të mbrëmjes së 29 nëntorit në Varagë të Zubin Potokut, në infrastrukturë kritike, në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit.
Përgjatë takimit, kryeministri Kurti theksoi se qëllimi i këtij sulmi ka qenë dëmtimi i prodhimit të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë në pjesën më të madhe të vendit, duke qenë sulmi i tretë në 72 orë kundër Republikës sonë, pas atyre të 26 dhe 28 nëntorit në stacionin policor në Zveçan dhe në afërsi të objektit të kësaj Komune.
Kryeministri Kurti tha se një sulm të tillë të ngjashëm ndaj infrastrukturës kritike e kemi parë pak ditë më parë edhe kundër infrastrukturës kritike të Ukrainës, e cila u sulmua nga raketat ruse.
Shtoi se indikacionet tregojnë se sulmi është kryer nga grupe e persona profesionistë e të mbështetur e dirigjuar nga Serbia.
Ai i informoi diplomatët prezentë se Policia po i zhvillon hetimet, gjersa tashmë ka të arrestuar të dyshuar të ndërlidhur me sulmin e përgjegjës për ekzekutimin e tij, si dhe dëshmi e prova materiale, ndër to edhe armë, eksplozivë e uniforma dhe emblema të njësive ushtarake ruse.
Kryeministri nënvizoi se kriminelët e terroristët do të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës demokratike e të pavarur të Kosovës.
Më tej, foli edhe për rëndësinë e ekstradimit dhe arrestimit të kryekriminelit dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq i cili vazhdon të jetë i lirë në Serbi, duke organizuar e planifikuar me mbështetjen edhe të Beogradit zyrtar dhe Presidentit Aleksandër Vuçiq, sulme në vazhdimësi ndaj Republikës së Kosovës. Serbia vazhdon të mbështesë grupet terroriste me armë, financa dhe logjistikë, që solli që pas sulmit në Banjskë të pasojnë edhe sulme të tjera, përfshirë edhe aktin e fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.
Gjithashtu, kryeministri shprehu dhe falënderimin e tij për të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre ndaj Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Kurti viziton Qendrën e Resurseve të HANDIKOS-it
Kryeministri Albin Kurti, vizitoi Qendrën e Resurseve të HANDIKOS-it, bashkë ...
-
Aliu për vilën e Radoiçiqit: Po supozojmë se shtëpia është ndërtuar në kohën kur kemi qenë ne në qeverisje
Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka pranuar se Milan Radoiçiq, kryeorganizat...
-
Lekaj: Murati duket se ka vendosur të përdorë mjetet e programit SupërPuna për fushatë – transferoji tek bizneset
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka drejtu...
-
Bajrami: Kurti ishte kundër liberalizimit të vizave
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ish...
-
Kurti thotë se qeveria s’mund ta zbardhë vdekjen e Astrit Deharit, punë e drejtësisë
Kryeministri Albin Kurti, ka folur rreth rastit të vdekjes në rrethana ende t...
-
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Gërvalla u thotë europianëve se Serbia po kopjon strategjitë ruse
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, po mban fj...
-
Vitia: Më shumë mjekë po kthehen në vend, sesa që po dalin jashtë
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, thotë se numri i mejkëve që po kthehen n...
-
Daut Haradinaj fton qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit që i duhet Kosovës: Është në dorën tuaj ta ndryshojmë gjendjen
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Partia Demokratike e Kosovës merr pjesë si anëtare me të drejta të plota në Kongresin e Internacionales Liberale
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shënuar një moment historik duke marrë ...
-
Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur me aktakuzën kundër Radoiçiqit
Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit, Nenad Stefanoviq, ...
-
Berisha: Naser Hafizi a është hajn? Ministri: Është në burg
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha e pyeti ministrin ...
-
Politikania e njohur zvicerane Marianne Binder e mahnitur nga prezenca e madhe e përkrahësve të LDK-së në Olten
Politikania e njohur zvicerane, Marianne Binder, është shprehur e mahnitur ng...