Lajme

“Ju kërkoj falje..” Huqja e Kurtit në Kuvend, ngatërron vitin pas çlirimit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 02 December 2024

Shumë kush mendon që ai është i pagabueshëm. Por, kryeministri Albin Kurti bëri një huqje në Kuvend. Gjatë raportimit të tij para deputetëve për punën 4 vjeçare të qeverisë, Kurti e ka cilësuar vitin 2020 si vitin e parë pas çlirimit.

Gabimin e tij e përmirësoj më vonë duke theksuar se e kishte fjalën për vitin 2000, shkruan Insajderi.

“Në Kosovë, e kemi dëshminë, me të cilën duhet të jemi ndërkombëtarësh krenarë, që edhe çlirimi, edhe pavarësia, edhe liria e demokracia ia vlejnë fort, meqenëse bruto produkti vendor i vendit tonë për këtë vit është shtatë herë më i lartë sesa në vitin 2020, që është viti i parë pas çlirimit” – tha Kurti në Kuvend.

-Advertisement-

Disa sekonda më vonë, e përmirësoi atë, duke e theksuar vitin 2000. “Ju kërkoj falje,me vitin 2000” tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera