Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Elezi nga KQZ: Subjektet politike ende nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve, afati i fundit është më 11 dhjetor
Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 02 December 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 9 shkurt 2025, por deri tani subjektet politike nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim për Telegrafin, njoftoi se asnjë aplikim nga partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur nuk është pranuar ende.
Ai theksoi se afati për dorëzimin e kërkesave për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është deri më 11 dhjetor 2024.
“Deri më 11 dhjetor, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë. Kjo periudhë ka filluar më 1 shtator, por mund t’iu konfirmoj se deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë aplikim nga ana e subjekteve politike”, tha zëdhënësi i KQZ, Elezi.
I pyetur se pasi subjektet politike të dorëzojnë listat për kandidatët për deputetë se a do ta bëjë KQZ-ja verifikimin e tyre, ai tha: “Këshilli Gjyqësor i Kosovës është njëri prej institucioneve që KQZ-ja do të kërkojë verifikim të kandidatëve. Në nenin 30 të ligjit për zgjedhje të përgjithshme, theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse ‘është dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv’.
Prandaj, me qëllim të zbatimit të këtij përcaktimi ligjor, do të kërkojmë nga KGjK-ja që të verifikojë listën e kandidatëve nëse ndonjëri prej tyre nuk është në përputhje me këtë kufizim ligjor”, ka thënë Elezi.
Ndryshe, sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, një person nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet i cili ka funksion të veçantë në bazë të Ligjit në fuqi për Zyrtarët Publikë; anëtar i shërbimit të jashtëm dhe përfaqësues diplomatik; kryesues apo anëtar i KQZ-së dhe Komisionit Komunal të Zgjedhjeve; zyrtar i PZAP-së; me anë të vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e PZAP-it, i është hequr e drejta për të qenë kandidat; është dënuar në tre vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv; ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i, apo KQZ-ja; ose ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhri të PZAP-it.
Të tjera
-
Deputeti gjerman: Sulmi terrorist në Kosovë ngjan me strategjinë ruse në Ukrainë
Deputeti i Gjermanisë, Thomas Hacker, ka komentuar sulmin terrorist në Zubin ...
-
Shpërthimi në Ibër – Lepenc, sërish reduktime në Fushë Kosovë, Obiliq e Drenas
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në komunat Fushë ...
-
A jeni ”Cool” për me shku në Stand-Up e Fisit ? Biletat janë në shitje për datën 25 dhjetor në Klan Arena
Komediani i njohur kosovar, Fisnik Çerkini, i cili është themelues i profilit...
-
“Erdhi një person i dërguar nga Kurti kërkonte me e ble votën time”: Marigona Geci ia publikon përgjimin LVV-së në Kuvend
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci ka akuzuar partinë ...
-
Sulmi në Ibër-Lepenc: Shkon në 10 numri i të arrestuarve
Ka shkuar në 10 numri i të arrestuarve për sulmin e së premtes që ndodhi në f...
-
Visar Azemi: Rugova lider i pathyeshëm në rrugën për liri dhe pavarësi të Kosovës
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për depute...
-
“Rrenc, shpifës”, përplasen ministri Vitia e deputeti Haxhiu
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia jan...
-
Osmani s’ishte në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas sulmit në Veri, këtë mekanizëm kreu i shtetit e drejton veç në gjendje të jashtëzakonshme
Në ora 1:30 të së shtunës Këshilli i Sigurisë mbajti mbledhje të jashtëzakons...
-
Mbyllet të enjten për qarkullim për tri orë segmenti Kijevë-Dollc, shkak disa punime
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoft...
-
Haxhiu, qeverisë Kurti: Dështimet s’mundet me ua la as uji i Ujmanit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se dështimet e qeverisë Kurti janë ...
-
KRU “Mitrovica”: Ka filluar trajtimi i ujit në impiantin në Shipol, uji të mos përdoret për pije
Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se kanë filluar me t...
-
Bajrami i reagon Kurtit: Nëse ka me të vërtetë sovranitet në Veri, nuk ka mundësi me hy gjithë ai armatim brenda
Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar diskutimi për katër vitet e qeveris...