Lajme

Kurti para deputetëve: Qëndroj me krenari dhe vetëbesim pasi këto katër vjet ishin të mbushura me arritje

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 02 December 2024

Kryeministri Albin Kurti është paraqitur sot përballë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet për qeverisjen e tij katërvjeçare.

Ai para tyre tha se qëndron me krenari dhe vetëbesim, pasi sipas tij këto katër vjet qeverisje nga ta, kanë qenë të mbushura me plot arritje.

“Sot qëndroj para jush me krenari dhe vetëbesim mbi këtë katërvjeçar të qeverisjes sonë, që ka qenë me përplot të arritura, dhe me më shumë sfida se zakonisht jemi mësuar”, tha Kurti.

-Advertisement-

“Është një histori ndryshimesh të cilat e prekin jetën e përditshme e të gjithë qytetarëve, që do të thotë edhe të secilës kategori shoqërore. Këto histori suksesi flasin njëkohësisht për një të ardhme më të mirë, që nuk e përjashton askënd dhe shifrat që do t’i prezantoj, padyshim se kanë shpirt, meqenëse ato kanë vënë në lëvizje, mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin e tyre, mundësitë për të ardhmen, pa diskriminim e pa privilegje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera