Këto janë disa nga dështimet e qeverisë Kurti, sipas Tahirit
Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 02 December 2024
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka listuar disa nga dështimet e qeverisë Kurti, për të cilat siç tha ai, kryeministri Albin Kurti duhet të japë përgjigje.
Sipas tij, qeveria Kurti është qeveria me rekorde sa i përket shkeljeve kushtetuese, dhe më korruptive për kontratat njëburimore.
“Kjo qeveri me 22 mars të vitit 2021, ky kryeministër ka sjell një ekspoze e cila fund e krye ka qenë një pamflet me gjuhë të thatë dhe e cila po vërtetohet që tash 4 vite prapa ka arritur të jetë vetëm një listë e dëshirave e këtij kabinetit qeveritar e kryeministrit dhe jo veprim. Duhet t’ua rikujtoj qytetarëve se për çka po flasim dhe cila është lista e skandaleve dhe dështimeve që përfshin këtë qeveri”, tha Kurti.
“Kjo qeveri është qeveria më rekorde e shkeljeve kushtetuese, 9 raste janë të konfirmuara në Gjykatën Kushtetuese si ligje antikushtetuese të cilat në esencë qëllim kanë pasur kapjen e shtetit dhe dëemtimin e ekonomisë së lirë. Dështimi i dytë, ndërlidhet me një ndër problemet dhe skandalet më korruktpive në histori të Kosovës – e tenderëve njëburimorë. Në 22 mars të vitit 2021 deri më 1 shtator të vitit 2024 kjo qeveri ka lidhur 2123 kontrata me procedurë të negociuar me lidhje të shkurtër pa publikim njoftim të kontratës njëburimore me vlerë prej 272 milionë e 954 mijë e 724 euro. Skandali tjetër është ai i Martin Berishajt dhe pazareve që kanë ndodhur me energjinë për çka qeveria Kurti duhet të deklarohet, a ka qenë në dijeni? Më pas, skandali në KEK. Nagip Krasniqi sot ka aktakuzë, rasti është në prokurori, hajnia dhe keqmenaxhimi janë marramendëse. Skandali në RTK. Poashtu, Kurti duhet të tregojë se si u fal borxhi i ujit, pse është falur, cila është procedura dhe ku është kjo situatë”, u shpreh deputeti Tahiri.
Të tjera
-
“Rrenc, shpifës”, përplasen ministri Vitia e deputeti Haxhiu
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia jan...
-
Osmani s’ishte në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas sulmit në Veri, këtë mekanizëm kreu i shtetit e drejton veç në gjendje të jashtëzakonshme
Në ora 1:30 të së shtunës Këshilli i Sigurisë mbajti mbledhje të jashtëzakons...
-
Mbyllet të enjten për qarkullim për tri orë segmenti Kijevë-Dollc, shkak disa punime
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoft...
-
Haxhiu, qeverisë Kurti: Dështimet s’mundet me ua la as uji i Ujmanit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se dështimet e qeverisë Kurti janë ...
-
KRU “Mitrovica”: Ka filluar trajtimi i ujit në impiantin në Shipol, uji të mos përdoret për pije
Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se kanë filluar me t...
-
Bajrami i reagon Kurtit: Nëse ka me të vërtetë sovranitet në Veri, nuk ka mundësi me hy gjithë ai armatim brenda
Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar diskutimi për katër vitet e qeveris...
-
Kryeprokurori serb: Së shpejti vendimi për aktakuzën kundër Milan Radoiçiqit për Banjskën
Kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefano...
-
“Hajn i zdralaftë, s’di me shkru emrin tënd” – Fitore Pacolli eskalon me gjuhën e përdorur ndaj Abelard Tahirit
Situata në Kuvendin e Kosovës ku po diSkutohet për katër vite qeverisje të kr...
-
Kryeprokurori serb: Në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm do të merret vendim për aktakuzën kundër Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefano...
-
John Bolton: Kërcënimi i Trump për tërheqje nga NATO duhet të merret shumë seriozisht
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trump, John Bolton thotë se kër...
-
Zëdhënësja e BE’së: Kallas nesër takon liderët e Kosovës dhe Serbisë
Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper në konferencë për media ka njoftuar se ditë...
-
Dy të rinj nga Kosova kapen me mijëra euro dhe franga në Morinë
Në pikën doganore të Morinës, dy të rinjve nga Kosova u janë sekuestruar shum...