Lajme

Begaj kujton Rugovën në ditëlindjen e tij: Sot 80 vite më parë, Kosova lindi presidentin e rrallë e vizionar

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 02 December 2024

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kujtuar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën në 80-vjetorin e tij të lindjes.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj e quan Rugovën si president të rrallë dhe vizionar, që pa gjithmonë nga Perëndimi për ardhmërinë.

“Si sot 80 vite më parë Kosova lindi Presidentin e rrallë e vizionar që pa gjithmonë nga Perëndimi për ardhmërinë.  Koha dëshmoi vlerat e tij si burrë shteti për të cilat kemi nevojë sot e përgjithmonë. Të gjithë shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë me nderim ditëlindjen e Presidentit të Përjetshëm Dr. Ibrahim Rugova!”, ka shkruar i pari i Shqipërisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera