Lajme

Shpërthimi në “Iber Lepenc”, Hovenier: E dënojmë sulmin, përgjegjësit të vihen para ligji

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 02 December 2024

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, u është adresuar mediave pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ku tha se u informua për sulmin e së premtes në veri. 

Ai ka thënë se SHBA-ja e dënon sulmin në veri, teksa ka kërkuar që autorët të dalin para drejtësisë.

Më tej, Hovenier theksoi se SHBA-ja po punon ngushtë me institucionet e vendit për të gjetur personat përgjegjës për këtë sulm të papranueshëm.

“Na ftoi Kurti në një takim për të na njoftuar për sulmin e së premtes në veri. Do t’i them disa gjera në emër të SHBA-së. E dënojmë sulmin në infrastrukturën kosovare që rrezikoi edhe furnizimi me ujë dhe energji elektrike. Ne ofrojmë mbështetej që të arrestohen të gjithë të dyshuarit të gjithë përgjegjësit të vihen para ligjit. Ne jemi këtu për të mbështetur popullin e Kosovës, vlerësojmë shumë mbështetjen që është bërë nga EULEX”-i, ka thënë Hovenier.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera