KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në veri
Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 01 December 2024
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, konfirmoi se institucionet e Kosovës, pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Komunën e Zubin Potokut në veri më 29 nëntor, kishin kërkuar autorizim nga komandanti i KFOR-it për dërgimin e mundshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në zonën e prekur.
“Komandanti i KFOR-it nuk ka dhënë një autorizim të tillë, bazuar në vlerësimin e tij të sigurisë dhe veprimet që tashmë janë ndërmarrë nga KFOR-i”, tha KFOR në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.
Kosova e bëri këtë kërkesë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar mes institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, sipas së cilës, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e siguroi NATO-n se FSK-ja nuk do të shkojë në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.
“Siç është komunikuar në deklaratën tonë të djeshme, KFOR ka vendosur njësite për të siguruar zonën e dëmtuar të kanalit të ujit në Zubin Potok. KFOR gjithashtu ka ofruar ndihmë shtesë për institucionet në Kosovë, duke përfshirë mbështetje logjistike dhe për asgjësimin e mjeteve shpërthyese”, tha KFOR në përgjigjen e tij.
Misioni shtoi se komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt me të gjithë partnerët e tij kryesorë dhe se po e mban situatën nën vëzhgim. Kosova fajëson Serbinë se qëndron pas shpërthimit në veri, akuzë që Serbia e mohon.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën në mbrëmje gjatë një konference për shtyp nuk iu përgjigj pyetjes nëse ai i kishte kërkuar KFOR-it leje për ta dërguar FSK-në në veri, por tha se “ne jemi të kufizuar në veri duke qenë se ushtria jonë, bazuar në marrëveshjen e vitit 2013, nuk mund të shkojë në veri.”
“Prandaj, situata atje nuk është e njëjtë si në pjesët e tjera të vendit tonë.”
Kurti shtoi se, edhe pse nuk i pëlqen zotimi i dhënë për mosdërgimin e FSK-së në veri, ai do ta respektojë atë.
“A do të ishte më mirë dhe më e sigurt të ishte ushtria e Kosovës? Po, do të ishte. Mirëpo, nuk është atje, dhe ne e respektojmë atë zotim që ka dhënë Thaçi”, ka thënë Kurti.
Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Kurti e ka bërë këtë kërkesë NATO-s.
Të tjera
-
Deçani si asnjëherë me parë është shndërruar në destinacion të shkëlqyer të turizmit
Deçani si asnjëherë me parë është shëndrruar në destinacion të shkëlqyer të t...
-
Aksidenti mes dy veturave në magjistralen Pejë – Prishtinë, policia jep detaje
Nga aksidenti i cili ndodhi sonte në magjistralen Pejë – Prishtinë, konkretis...
-
Endrit Thaçi reagon pasi Kurti e përmendi babain e tij në konferencë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka postuar një storie në ...
-
FSK-ja ruan pjesën tjerër të infrastrukturës kritike të Kosovës
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, që u mbajtë në orët e para të mëngjesit të ...
-
Haradinaj: Të keqe e kemi veç Qeverinë, e ndërrojmë me 9 shkurt – Kurti paranojak s’e kupton që anëtarësimi në NATO është zgjidhja
Sipas kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, anëtarësimi i shpejtë në NATO është ...
-
Mustafa (PDK), Kurti po i merr nën mbrojtje të dyshuarit për keqpërdorime
Në emisionin EURO n’T7 është disktuar plani ekonomik i Partisë Demokratike të...
-
Bajrami – Muratit: Sa e fajëson opozitën për Pagën Minimale pse nuk e zbatove ligjin për punëtorët teknike të Kuvendit
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka reagua...
-
Marrëveshja për ushtrinë në veri- Pse po e respekton Kurti një marrëveshje të cilën e ka çuar në Prokurori?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot tha se e respekton marrëveshjen e Br...
-
Parashikimi i motit për pesë ditës e ardhshme
Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e me re...
-
SHBA nuk do t’i kthejë Ukrainës armët bërthamore
Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë mundësinë që t’i kthejnë Ukrainës armët...
-
Rama: Sonte ndriçuam sheshin, plotë mundësi për argëtim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se përveç dritave dhe patinazhit, n...
-
Rreziku nga mbetjet plastike, dështojnë negociatat për arritjen e një marrëveshjeje
Vendet e botës që po negocionin prej një jave në Korenë e Jugut për një trakt...