Lajme

Danimarka, përkrahëse e palëkundur e Kosovës në rrugën euroatlantike

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 01 December 2024

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, realizoi një vizitë pune në Mbretërinë e Danimarkës, gjatë së cilës e shoqëruar nga konsulli i Kosovës, Valdrin Grainca, zhvilloi takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të institucioneve daneze.

ë kuadër të vizitës, Gashi zhvilloi takime të veçanta me Sekretarin e Shtetit për Punë Evropiane dhe të Arktikut, Jonas Bering Liisberg, kryesuesin e Komisionit për Politika të Jashtme, Michael Aastrup Jensen, dhe me kryesuesen e Komisionit për Punë të Jashtme, Lise Bech.

Sipas një komunikate për media, diskutimet u përqendruan në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë në tregti dhe ekonomi, sfidat e sigurisë rajonale, si dhe përkrahja e vazhdueshme e Danimarkës për avancimin e agjendës euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

-Advertisement-

‘Në takimet e zhvilluara u shpreh gatishmëria për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të reja, derisa u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim të ndërsjellë ndaj zhvillimit, demokracisë, paqes dhe sigurisë”, thuhet tutje në deklaratën e kësaj ministrie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera