Lajme

Aksioni i policisë në veri, sekuestrohen ar më dhe mu nicion

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 01 December 2024

Policia e Kosovës pas sulmit terrorist që ndodhi në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc, ka kryer të dielën kontrolle në fshatin Varagë të Zubin Potokut dhe në Mitrovicën Veriore, ku aty u shoqërua edhe një i dyshuar në stacion.

“Njësitë policore gjate aktiviteteve në këtë zonë dhe përreth saj, në një lokacion në fshatin Varagë të Zubin Potokut kanë kryer kontrolle, me ç ‘rast si dëshmi materiale janë sekuestruar, dy armë gjuetie, një armë karabinë M48 dhe një sasi e municionit të kalibrave të ndryshëm”, shkruan në njoftim.

“Po ashtu aktivitet policore kanë vazhduar edhe në Mitrovicë Veri, ku janë kryer kontrolle në dy lokacione, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të një personi të dyshuar për të vazhduar me procedura të mëtejme, si dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar, 1 pushke gjuetie, 1 armë forme lapsi kimik, 278 fishek te kalibrave të ndryshëm, përfshi edhe të armës së gjuetisë, 3 thika, 5 emblema,1 Shall maskues me kapele, 1 Audio incizues, 1USB, 1 bateri dore, 1 këllëf për pistoletë, 1 rrip brezi taktik, 1 sprej, 3 kreher të zbrazet për fishek, 1 karikator për pistoletë dhe 1 radiolidhje me adapter”, tha tutje policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera