Lajme

Kurti thotë se luftës hibride iu është shtuar edhe “sulmi kinetik”, e shpjegon çfarë është

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 01 December 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Kosova është cak i luftës hibride, teksa foli për sulmin terrorist të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Kurti ka thënë se Kosova tash është cak edhe i sulmit kinetik. Sipas tij, sulmi kinetik ka cak infrastrukturën e rëndësishme të vendit, e që synojnë të dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve, shkruan Insajderi.

“Për tash e një kohë vendi ynë është cak i luftës hibride, në shtator kemi pasur sulme kibernetike. Në shtator të 2023 patëm sulmin paramilitar në Banjskë që për qëllim kishte aneksimin. Krahas dezinformimit të vazhdueshëm që synon çorientimin e qytetarëve, tash luftës hibride i është shtuar edhe sulmi kinetik”, deklaroi ndër të tjera.

-Advertisement-

Shefi i Qeverisë pati disa fjalë edhe për kryeterroristin Milan Radoiçiq, i cili gjendet në arrati.

“Është e qartë se qëndrimi i lirë dhe aktiv i kryekriminelit Milan Radoiçiq është e vërteta e Serbisë e cila po përpiqet që të gjithë fqinjtë e saj që s’janë anëtarë në BE t’i vë në kushte të tensionit dhe rrezikut të destabilizimit. Liria e Radoiçiqit është inkurajim për të tjerët që të kryejnë akte terroriste e kriminale në Kosovë. Veprime të tilla jo vetëm që atje tolerohen por edhe mbështeten nga shteti serb”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera