Vëllai i Lirdona Ademajt: Ngritja e një aktakuze sa më shpejtë dhe dënimi maksimal ështe një lehtësim për ne si familje
Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 29 November 2024
Leonard Ademaj, vëllai Liridona Ademajt, ka kërkuar nga prokuroria që të përgatitet sa më shpejt aktakuza për rastin e vrasjes së motrës së tij. Liridona u vra një vit më parë, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës, derisa vrasjen dyshohet se e ka porositur bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Leonardi ka thënë se ‘ngritja e një aktakuzë sa më të shpejt dhe dënim maksimal që që parasheh Kodi Penal i RKS është një lehtësim për ne si familje dhe për gjithë popullin sakrifikues e dashamirës të Kosovën’.
“Sot po bëhen 1 vit që nga vrasja e Liridona Ademaj. Ne si familje jemi në kontakt të vazhdueshem me prokurorin për aq sa ata po munden të na gjejnë kohë, edhe pse ne do të kishim dashur që të takohemi më shpesh. Sidoqoftë, vrasja e Liridones ështe një ndër rastet me të rënda qe ka ndodhur vendit tonë, si për nga natyra e viktimës ashtu edhe për nga veprimet kriminale e dinake ndaj një burri kundër një nëne para fëmijëve të tyre. E kuptojmë që prokuroria duhet të pergatisë aktakuzën sipas ligjit dhe në mënyre profesionale dhe për këte ka afat ende në bazë të ligjit. Por ngritja e një aktakuze sa më shpejtë dhe dënimi maksimal që parasheh Kodi Penal i RKS ështe një lehtësim për ne si familje dhe per gjithë popullin sakrifikues e dashamirës të Kosovën”, ka thënë ai në një letër dërguar T7.
Ai thotë se’ vrasja e Liridona Ademaj ka ndodhur në bashkëkryerje duke u planifikuar, duke u gjetur ekzekutori, duke blerë armën dhe së bashku të 3 duke organizuar dhe ekzekutuar vrasjen e gruas së bashkekryesit Naim Murseli, sipas porosisë së tij në mënyrë shumë dinake’,
“Pra, është bërë tërësisht e qartë se Naimi ka kërkuar nga Kushtrimi që t’i ndihmojë ta vrasë Liridonën duke i dhënë mbështetje në planifikim e organizim të vrasjes duke i gjetur një përson që e njeh se mund ta kryej këtë punë.”.
Ai thotë se Kushtrim Kokalla ia kishte gjetur dorasin Granit Plava si person adekuat për kryerjen e vrasjes së motrës së tij.
“Sipas planifikimit të tyre i kishin kërkuar Granitit të ekzekutonte planin, i cili në natën kritike, sipas koordinimit, Granit Plava e ekzekuton motren tonë duke e mbajtur shtrengueshëm për krahu Naimi, në veture ne prezence te dy fëmijëve të mitur. Është e paparamendueshme se si është ndjerë motra ime (e tradhëtuar dhe e pambrojtur nga përsoni që duhet ta mbronte) në atë moment kur vetura i është ndalur me dinakëri kinse si rezultat i një hajni, e ku papritur është shtrenguar për krahu nga vetë burri i saj. Krahas mungesës deri në amshim që do të kemi, kjo është gjëja që edhe ne si familje e edhe fëmijët po e vuajnë më shumë”.
Tutje ai thotë se janë në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët e Liridonës për të cilët thotë se gjenden nën kujdesin social në Suedi.
“Fëmijet i brengosë më së shumti fakti se ishin ne veturë dhe se si babai i tyre e shtrengoj krahun e nënes e tyre në momentin kritik qe vrasja te kryhet sa me lehtë. Falenderojmë të gjithë për ngushëllimet, bashkëndjerjen e dhimbjes dhe solidarizimin me ne si familje dhe rastet e ngjajshme në Kosovë, që shpresojmë të mos përsëritën kurrë”, ka deklaruar ai.
Të tjera
-
Prokuroria jep detaje për shpëṛthimin në Zubin Potok: Po punohet në zbardhjen e rastit
Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dal tashmë në ve...
-
Shpëṛthimi në Ibër Lepenc, KEK: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë aktorët relevantë
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se, me marrjen e njof...
-
Shpëṛthimi në Zubin Potok, Ramadani ka një këshillë për qeverinë në lidhje me ushtrinë amerikane dhe KFOR-in
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani i ka bërë thirrje qeverisë së...
-
Haxhiu: Shpërthimi në Ibër Lepenc mund të ndalë TCB-në dhe Termokosin
Lorik Haxhiu, ekspert i energjisë, ka thënë se nga shpërthimi në kanalin ...
-
Hykmete Bajrami reagon për “banimin e përballueshëm”, ironizon me premtimet e Kurtit
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka përmendur premtimet që kryeministr...
-
Mitrovicasit dëgjojnë thirrjen e Ujësjellësit, nisin të furnizohen me ujë
Banorët e Mitrovicës kanë nisur të blejnë shumë ujë, pasi Kompania Rajonale e...
-
Kryetari i Zubin Potokut: Shpëṛthimi në Ibër Lepenc nuk ka dëme në njerëz, por dëme të mëdha materiale
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka folur për shpërthim...
-
Shpëṛthimi në Zubin Potok: Pamje nga vendi i ngjarjes, policia prezente
Policia po qëndron në vendin ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm më herët, në Zub...
-
Shpëṛthimi në Ibër-Lepenc, Lista Serbe: Ky akt është absolutisht kundër interesave të popullit serb
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të ...
-
Mujka: Shpëṛthimi në kanalin e “Ibër Lepencit” është akt terrọrist, dëmton edhe KEK-un
Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, e ka dë...
-
Eksperti i energjisë, Haxhiu: Sụlmi terrọrist në kanalin e Ibër Lepencit është sulm direkt në asete energjetike
Lorik Haxhiu, eksperti i energjisë, ka folur për shpërthimin që ka ndodhur n...
-
Haradinaj për shpëṛthimet në Ibër e Zubin Potok: Pasojë e politikës së gabuar të Qeverisë, mjaftë më me filma
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka thënë “mjaft më me filma”, Qeverisë ...