Ra 32 metra poshtë rrugës, kjo është 22 vjeçarja që humbi jetën në rrugën Han i Elezit-Kaçanik
Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 29 November 2024
Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik, la të vdekur të renë nga komuna e Kaçanikut.
Viktima është Laurina Kuqi, e moshës 22-vjeçare, e cila, sipas Policisë, në momentin kririk si pasojë e shpejtësisë humbi kontrollin mbi automjet.
Për vdekjen e saj ka reaguar edhe menaxhmenti i “ETC-së” së Kaçanikut, duke njoftuar se viktima ishte pjesë e stafit të tyre.
Të njëjtën e përshkruajtën si një punëtore me energji, ppzitivitet e përkushtim për punën.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot humbëm punëtoren tonë të dashur, Laurina Kuqi, e cila ndërroi jetë në një aksident tragjik. Laurina do të mbetet një pjesë e pazëvendësueshme e familjes sonë në ETC. Do ta kujtojmë çdo herë për enërgjinë, përkushtimin dhe pozitivitetin e saj. Pusho në paqe, Laurina. Kujtimi yt do të jetojë përjetë”, thuhet në telegramin e tyre.
Policia po ashtu dha edhe detaje tjera rreth këtij aksidenti.
“Ekipe të policisë së rendit të stacionit të Kaçanikut, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, të cilët pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë mësuar se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në rrugën magjistrale nga drejtimi i Hanit të Elezit në drejtim të Kaçanikut, me të arritur tek vendi i quajtur ‘Kulla me qeshmë’, shoferja L.K ( F/K) e moshës 22 vjeçare, dyshohet se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, kushteve të rrugës dhe kthesë në të djathtë, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe kalon në anën e majtë të rrugës, godet barrierat e rrugës dhe bie poshtë rrugës 32 m, në shtratin e hekurudhës”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Haxhiu: Shpërthimi në Ibër Lepenc mund të ndalë TCB-në dhe Termokosin
Lorik Haxhiu, ekspert i energjisë, ka thënë se nga shpërthimi në kanalin ...
-
Hykmete Bajrami reagon për “banimin e përballueshëm”, ironizon me premtimet e Kurtit
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka përmendur premtimet që kryeministr...
-
Mitrovicasit dëgjojnë thirrjen e Ujësjellësit, nisin të furnizohen me ujë
Banorët e Mitrovicës kanë nisur të blejnë shumë ujë, pasi Kompania Rajonale e...
-
Kryetari i Zubin Potokut: Shpëṛthimi në Ibër Lepenc nuk ka dëme në njerëz, por dëme të mëdha materiale
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka folur për shpërthim...
-
Shpëṛthimi në Zubin Potok: Pamje nga vendi i ngjarjes, policia prezente
Policia po qëndron në vendin ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm më herët, në Zub...
-
Shpëṛthimi në Ibër-Lepenc, Lista Serbe: Ky akt është absolutisht kundër interesave të popullit serb
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të ...
-
Mujka: Shpëṛthimi në kanalin e “Ibër Lepencit” është akt terrọrist, dëmton edhe KEK-un
Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, e ka dë...
-
Eksperti i energjisë, Haxhiu: Sụlmi terrọrist në kanalin e Ibër Lepencit është sulm direkt në asete energjetike
Lorik Haxhiu, eksperti i energjisë, ka folur për shpërthimin që ka ndodhur n...
-
Haradinaj për shpëṛthimet në Ibër e Zubin Potok: Pasojë e politikës së gabuar të Qeverisë, mjaftë më me filma
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka thënë “mjaft më me filma”, Qeverisë ...
-
“Peci i vogël është kështu kështu” – Shikoni si “kapen” gazetari Dakaj dhe Dimal Basha në studio
Në emisionin "Podcast me Shkëlzen Dakaj", ku i ftuar ishte deputeti i partisë...
-
Pas shpëṛthimit në Zubin Potok, KRU “Mitrovica” kërkon nga qytetarët të sigurojnë rezerva të ujit të pijes
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të ...
-
Shpëṛthim në Zubin-Potok, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në fshatin Varagë të...