Lajme

Vetura godẹt një 53 vjeçare në Prizren, dërgohet në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 29 November 2024

Një këmbësore është goditur nga një automjet në Prizren, gjatë kohës kur e njëjta po e kalonte rrugën jashtë vijave të këmbësorëve.

Këtë për Gazetën Infokus, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se këmbësorja ka pësuar lëndime dhe fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, e pastaj në QKUK.

Tutje, Bytyqi njoftoi se gruaja që u godit nga automjeti është e moshës 53-vjeçare.

-Advertisement-

“Me datën 29.11.2024, rreth orës 06:40  përderisa ngasësi i një automjeti ishte duke lëvizuar në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, për shkak se nuk e kishte  përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës  dhe kushtet e motit, me automjetin e tij godet një këmbësore (femër 53 vjeçare) e cila ishte duke kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësor”.

“Si pasojë e aksidentit këmbësorja pëson lëndime dhe me automjetin e emergjencës është dërguar për në Spitalin Rajonal në Prizren. Sipas mjekut kujdestarë si pasoje aksidentit këmbësorja kishte pësuar  lëndime  të rënda dhe është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor të mëtejmë”.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë dhe me vendim të tij ngasësi i automjetit ndalet për 48 orë në qendrën e ndaljes në polici”, thuhet tutje në konfirmim nga Bytyqi./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera