Lajme

Meta uron 80-vjetorin e Çlirimit: Mirënjohja dhe respekti shkojnë për të gjithë martirët e luftës për liri

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 29 November 2024

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, duke thënë se në këtë ditë të madhe të historisë, mirënjohja dhe respekti i pakufijshëm shkon për të gjithë martirët e luftës për liri.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

“Në këtë ditë të madhe të historisë sonë, mirënjohja dhe respekti i pakufijshëm shkon për të gjithë martirët e luftës për liri, për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të cilët megjithëse në moshë tepër të re sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë”.

-Advertisement-

“Sot të rinjtë dhe të rejat, veçanërisht në këto kohë jo të lehta për vendin, kanë një detyrë po aq të madhe dhe historike, sa edhe bashkëmoshatarët e tyre tetë dekada më parë, që të marrin më shumë përgjegjësi dhe angazhim publik për të garantuar fatet e tyre dhe të ardhmen e Atdheut, të rrezikuar nga tradhtarët e kombit që shesin kufijtë e Shqipërisë, që dëshmorët i mbrojtën me gjak, nga grabitqarët e pashpirt të pronës dhe interesit publik, si dhe nga kolonizatorët e rinj të juntës sorosiane që kërkojnë të zhbëjnë vlerat kombetare, familjare dhe të shtetit të së drejtës”, ka shkruar Meta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera