Albin Kurti injoron Lulzim Beqirin, hartuesin e dokumenteve të dy premtimeve më të rëndësishme, vendos sekretar të qeverisë Arben Krasniqin me më së paku pikë
Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 29 November 2024
Me më së paku pikë si dhe pas dy viteve që ishte shpallur konkursi dhe ishte bërë vlerësimi i kandidatëve çuditërisht, Arben Krasniqi të mërkurën arriti të merrte pozitën e sekretarit të qeverisë, ku edhe ishte ushtrues detyre për 2 vite. Ai la mbrapa, Lulzim Beqirin, i cili gjatë procesit të vlerësimit doli i pari.
Gazeta Infokus ka siguruar fakte të reja se si kryeministri Albin Kurti, ia tregoi “derën” një personi i cili bëri hartimin e dy koncept dokumenteve të dy prej premtimeve më të mëdha të qeverisë Kurti, atë të Konfisikimit të Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Koncept Dokumentin për zhvillimin e procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë.
Mirëpo si duket kjo dhe të dalësh më i suksesshmi, me më së shumti pikë në konkurs, nuk mjaftoi që Lulzim Beqiri të merrtë pozitën për të cilën aplikoi.
Gazeta Infokus të mërkurën raportoi ekskluzivisht edhe se Arben Krasniqi u emërua Sekretar në Zyrën e Kryeministrit kundërligjshëm, pavarësisht se kjo nuk është një pozitë politike dhe zakonisht bëhet përmes konkursit.
Por kush është Lulzim Beqiri të cilin Kurti e “injoroi” për të zgjedhur Krasniqin sekretar të qeverisë?
Dy nga premtimet më të mëdha të tash kryeministrit Kurti me çka bëri fushatë të egër ndaj kundërshtarëve para zgjedhjeve të 14 shkurtit ishin konfiskimi i pasurisë së pajustifikushme të zyrtarëve publikë dhe procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë.
E pikërisht këto dy koncept dokumente se si do të arrihej deri tek realizimi i këtyre dy premtimeve ishin hartuar nga Lulzim Beqiri dhe më pas ishin miratuar nga vetë Kryeministri Kurti.
Koncept Dokumenti për Zhvillimin e Procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë u hartua nga një grup punues i përbërë prej 16 ekspertësh ku në krye të këtij grupi ishte pikërisht, Lulzim Beqiri.
Dokumenti ishte hartuar në shtator të vitit 2021 dhe ishte miratuar nga kryeministri Kurti në tetor të atij viti.
Lulzim Beqiri është edhe hartues i koncept dokumentit për çështjen e pasurisë së pajustifikueshme.
Sërish në grupin punues prej 14 ekspertëve të fushës të cilët punuan në hartimin e këtij dokumenti, Beqiri ishte kryesuesi i grupit.
Albin Kurti shkeli edhe LIGJIN për të emëruar Arben Krasniqin sekretar të përgjithshëm
Arben Krasniqi për dy vite ka qenë ushtrues detyre në pozitën që të mërkurën e mori edhe zyrtarisht si Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit.
Hulumtimi i Gazetës Infokus sjell në pah se ky emërim është bërë kundërligjshëm, duke thyer ligjin për Zyrtarët Publikë të Republikës së Kosovës.
Sipas nenit 49 pikës 1 të Ligjit për Zyrtarët Publikë, kandidati fitues duhet të vijë në krye të detyrës në një periudhë prej 30 ditësh pasi është bërë vlerësimi nga komisioni. Mirëpo kjo nuk ndodhi edhe në rastin e Arben Krasniqit, shkruan Gazeta Infokus.
Ligji për Zyrtarët Publikë e thotë qartë në pjesën ku është përcaktuar mekanizmi zhbllokues që nëse nuk ka përzgjedhje nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë brenda afatit të caktuar, atëherë në këtë rast automatikisht konsiderohet i emëruar në detyrë kandidati me pikët më të larta.
E në këtë rast siç u theksua edhe më lartë më i sukseshmi në këtë garë doli Lulzim Beqiri i cili edhe prin listën me më së shumti pikë.
Madje Krasniqi i cili u vendos në këtë pozitë pas dy vitesh nuk ishte as i dyti në listë. Ai në dokumentin e siguruar nga Gazeta Infokus listohet i fundit edhe pas Florim Canollit.
Lulzim Krasniqi printe listën me 84.06 pikë, më pas i dyti në listë është Florim Canolli me 75.96 pikë dhe i fundit i emëruari Arben Krasniqi me 75.96 pikë.
Menjëherë pasi u dha njoftimi për emërimin e Krasniqit si sekretar i përgjithshëm i qevrisë në mbledhjen e të mërkurës të qeverisë së Kosovës, pati reagime të shumta edhe nga shoqëria civile.
Inicativa CorrWatch ka konstatuar po ashtu se emërimi i Arben Krasniqit si sekretar në Zyrën e Kryeministrit, është në kundërshtim me ligjin.
Sipas tyre emërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës përbën shkelje ligjore dhe vendimi për emërim duhet të anulohet sepse i njëjti nuk ka ndjekur kushtet dhe procedurën ligjore.
Ata kanë konsideruar se fakti i stërzgjatjes së procesit të emërimit ka dëmtuar efikasitetin e procedurës së rekrutimit.
CorrWatch vlerëson se emërimi i Sekretarit të Zyrës së Kryeministrit është në kundërshtim me ligjin dhe si i tillë, vendimi duhet të anulohet pasi përbën shkelje të qartë të dispozitave ligjore.
“CorrWatch i bën thirrje Qeverisë që të reflektojnë mbi këtë proces dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për anulimin e këtij vendimi. Ky vendim përveç se bie ndesh me dispozitat ligjore, dëmton integritetin e institucioneve publike në këtë rast Zyrën e Kryeministrit si dhe në përgjithsi proceset e rekrutimit të pozitave të larta is dhe mund të shërbej si precedent i keq edhe në institucionet tjera”, thuhet në reagimin e tyre./Gazeta Infokus
Të tjera
-
Investitorët e kriptomonedhave pritshmëri për rritje të madhe gjatë presidencës Trump
Investitorët në kriptomonedha kanë shpresa të mëdha për presidencën e ardhshm...
-
U.d i Kryeprokurorit ankohet se s’iu aprovua buxheti për shtimin e numrit të prokurorëve dhe stafit
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është ankua...
-
Tajvani heq vizat për shtetasit e Kosovës
Zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se Tajvani ka h...
-
Kryeziu e LVV-së: Secila fytyrë që del për të folë më e pakëndshme për historinë e Kosovës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar pas p...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari
Policia në Ferizaj kërkon bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, v...
-
“Nipi i pushtetit” që nuk foli 50 vite me dajën Besnik Bislimi, ia mësynë edhe Kosst-it
Nipi i famshëm i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimit të cilin ai k...
-
Osmani në kampin Bondsteel, falendëron ushtarët amerikanë për angazhimin e tyre dhe që po festojnë larg familjeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetin social Facebook ka publikuar ...
-
Vetura godẹt një 53 vjeçare në Prizren, dërgohet në QKUK
Një këmbësore është goditur nga një automjet në Prizren, gjatë kohës kur e nj...
-
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezonin ngrohës 2024/2025
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e mbajtur më 12.11.2024 ...
-
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, dyshohet se ka kryer vjedhje
Një grua po kërkohet për veprën penale “vjedhja” në Pejë. Policia e Kosovë...
-
Ministria e Pecit ia dha 100 mijë euro grant edhe një anëtari të Vetëvendosjes
Enver Bajrami, një ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamble komunale,...
-
VV: Ushtria e Kosovës ka përjetuar transformim të jashtëzakonshëm
Vetëvendosje parti, e cila udhëheq me qeverinë, ka thënë se në katër vitet e ...