Zbulohet kush nga të zgjedhurit për administratën e Donald Trump u kërcënua me bombë
Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 28 November 2024
Kërcënimet me bombë për disa nga të emëruarit e kabinetit të presidentit të zgjedhur Donald Trump, janë konfirmuar edhe nga FBI. Në një deklaratë, FBI njoftoi se është në dijeni të kërcënimeve të shumta me bomba dhe incidenteve të sulmit që synojnë të emëruarit e administratës Trump.
Republikanja e Nju Jorkut, Elise Stefanik, të cilën Trump e ka emëruar si ambasadore të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, tha se ajo vetë dhe familja e saj ishte në shënjestër të një kërcënimi me bombë. Zyra e Stefanik tha se kongresmenja u informua për kërcënimin me bombë ndërsa po udhëtonte me bashkëshortin dhe djalin e saj trevjeçar nga Uashingtoni në Nju Jork për Ditën e Falënderimeve.
Policia e Nju Jorkut konfirmoi për partnerin amerikan të BBC-së, CBS, se shtëpia e të emëruarit të Trump për sekretarin e tregtisë, Howard Lutnick, kishte marrë gjithashtu kërcënime. Lee Zeldin, të cilin Trump e ka emëruar për t’u bërë administrator i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, po ashtu deklaroi se ishte përballur me kërcënime.
Republikani nga Florida, Matt Gaetz, i cili largua nga kandidimi për t’u bërë prokuror i përgjithshëm i SHBA, ishte gjithashtu në shënjestër. Zyra e sherifit në kontenë Okaloosa të Floridës konfirmoi se kërcënimi me bombë kishte në shënjestër një adresë në qytetin e Niceville në të cilin Gaetz dikur jetonte dhe ku aktualisht jeton një nga familjarët e Gaetz. Kutia postare e shtëpisë u kontrollua dhe nuk u gjet asnjë pajisje. Nga kontrolli i zonës po ashtu nuk u zbulua asgjë.
Fox News ka raportuar gjithashtu se John Ratcliffe, kandidati i Trump për të qenë drejtor i CIA-s dhe kandidati për sekretarin e mbrojtjes Pete Hegseth ishin gjithashtu në shënjestër të kërcënimeve. Policia po heton kërcënimet e ndodhura mbrëmjen e së martës dhe mëngjesin e së mërkurës.
Të tjera
-
Rrahmani: Familja Jashari model për vendin, sakrifikoi gjithçka për kombin
Me rastin e Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem ...
-
Nipi i Ismail Qemalit përlotet gjatë ngritjes së Flamurit në Vlorë: Është i njëjti emocion
Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ka qenë ditën e sotme në Vlorë, në ceremon...
-
Ish-sulmuesi i Man.Cityt, Mikhail Kavelashvili, zgjidhet presidenti ri i Gjeorgjisë…
Nga Manchester City në presidencën e Gjeorgjisë: kjo është rruga që duhet të ...
-
Prokuroria e Hagës pushon hetimet ndaj Halil Çadrakut
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka pushuar hetimet ndaj Halil Çadr...
-
28 Nëntori – Hoxhaj bën homazhe te vạrrezat e dëshmorëve në Suharekë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, për nder të 28 Nëntorit, ka ...
-
Një person kạnoset përmes një mesazhi në rrjetet sociale
Një person ka raportuar se është kanosur përmes një mesazhi në rrjete sociale...
-
Pse duhet të hani fara kungulli çdo ditë?
Farat e kungullit nuk janë vetëm të shijshme, ato ofrojnë gjithashtu një sasi...
-
Dita e Pavarësisë, BE: Kjo festë gjen Shqipërinë më afër familjes evropiane
Me rastin e Festave të Nëntorit nuk kanë munguar urimet për shqiptarët edhe n...
-
Ardita Sinani vendos flamurin Kuq e Zi në objektin e komunës së Preshevës
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani me rastin e 28 Nëntorit ka ve...
-
Blinken uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Shqipëria ka ilustruar vlerat e dëshirës për paqe dhe siguri
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar festën e Pavarësisë së...
-
Hajrulla Çeku: Përjetë Shqipëri, Gëzuar 28 Nëntori
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në rrjetin social Fac...
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
Këshilli i Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës ka marrë vendim për të anulu...