Lajme

Raportohet se Serbia jep banesa për serbët në Zubin Potok, përfituan anëtarë të “Mbrojtjes Civile” e të përfshirë në sulmet në veri

Autori: Gazeta inFokus 07:32 | 28 November 2024

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka filluar shpërndarjen e çelësave të apartamenteve në komplekset rezidenciale të ndërtuara me buxhetin e shtetit serb në komunën e Zubin Potokut.

Sipas Tëvë1, ky proces ka nisur dy ditë më parë, me shpërndarjen e çelësave në Rashkë, gjatë orëve të natës. Ndër përfituesit raportohet se është edhe Milan Bozhoviq, anëtar i organizatës “Mbrojtja Civile”, e cila është shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës.

Ky proces shpërndarjeje po menaxhohet nga Milosh Eroviq, anëtar i trupit përkohshëm të strukturave paralele serbe në Zubin Potok, i cili ka qenë më parë deputet në Kuvendin e Kosovës përmes Listës Serbe.

-Advertisement-

Çelësat u janë shpërndarë përfituesve të përzgjedhur në ditët e fundit, dhe shumë nga ata, siç raporton mediumi, dyshohet se ka persona që kanë lidhje me incidente të kaluarat që përfshijnë sulme ndaj policisë së Kosovës, pjesëmarrje në barrikadat në veriun e Kosovës, dhe lidhje me grupin “Mbrojtja Civile.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera