Lajme

Seanca plenare e NATO-s: Kosova ishte pjesëmarrëse – delegacionit serb iu refuzuan vizat, shkak dyshohet të jetë rreshtimi nga ana e Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 27 November 2024

Delegacioni serb nuk mori pjesë në seancën e 70-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila u mbajt të hënën në Montreal, për shkak se nuk iu dhanë viza kanadeze deputetëve serbë.

RT Balkan shkruan se Natasha Jovanoviq dhe Zoran Dragishiq nga Partia Progresive Serbe në pushtet ishte menduar të udhëtonin në atë seancë.

Arsyeja zyrtare e refuzimit nuk është dhënë, por sipas RT Balkan nuk është e vështirë të merret me mend.

-Advertisement-

Serbia është e vetmja në rajon që nuk dëshiron të anëtarësohet në Aleancë, por këmbëngul në neutralitet ushtarak për shkak të Rusisë.

Gjithashtu, Beogradi nuk heq dorë nga qëndrimi i tij se nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Delegacioni i Kosovës mori pjesë për herë të parë në takim.

Në Rezolutën 494, e cila u miratua në seancën parlamentare, NATO, në pikën 14, “nënvizon mbështetjen e saj të vazhdueshme për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Republikës së Moldavisë, si dhe integrimin euroatlantik të Gjeorgjisë dhe Bosnjë-Hercegovinës”.

Ballkani Perëndimor përmendet edhe në pikën 18, paragrafi “m”, ku shkruhet se anëtarët e NATO-s mbeten të përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, mbështesin reformat dhe pajtimin në të gjithë rajonin dhe kundërshtojnë ndikimin malinj të vendeve autoritare.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte foli përmes videomesazhit dhe tha se NATO duhet të forcojë mbrojtjen e saj.

“Sa më shumë të shpenzojmë për mbrojtjen, aq më shumë e zvogëlojmë rrezikun e konfliktit të ardhshëm”, tha Rutte dhe u bëri thirrje vendeve të mbështesin investimet sepse të gjithë kanë “për detyrë të mbrojnë kombet, njerëzit dhe vlerat dhe siguria nuk vjen falas. “

Zëvendësi i Rute, Boris Ruge ishte në Montreal dhe iu përgjigj pyetjeve të parlamentarëve gjatë seancës. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të “mbështetjes që NATO dhe aleatët e saj i ofrojnë Ukrainës dhe urgjencën e rritjes së burimeve të mbrojtjes”. Ruge mori pjesë edhe në forumin e sigurisë në Halifax, ku u takua me Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës Ruslan Stefanchuk dhe anëtarët e Kongresit Amerikan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera