Lajme

 “Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 26 November 2024

Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është deklaruar në lidhje me shpërthimin që ndodhi në këtë kolegj.

Sipas Brajshorit, rasti ka ndodhur jashtë objektit të kolegjit, dhe se ka të bëjë me pjesën bazë të sistemit të ngrohjes.

“Gjatë këtij procesi, një punëtor i kompanisë së kontraktuar për servisim ka pësuar lëndime të lehta. Fatmirësisht, ai është mirë dhe po merr kujdesin e duhur”, tha Brajshori për indeksonline.

-Advertisement-

Ajo bëri me dije se nuk ka të tjerë të lënduar, teksa janë ndërmarrë masat e nevojshme që një gjë e tillë të mos përsëritet më.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera