Fokus

“Auhh tash vajzat po kanë shumë interesim për çiftelia, bile ma shumë se djemt”- Befason krijuesi i çiftelijave nga Medvegja

Autori: Samire Jaha 09:27 | 27 November 2024

Sokol Musliu nga Medvegja i apasionuar për çiftelinë që nga mosha 12 vjeçare, ka treguar edhe për interesimin e vajzave për këtë instrument muzikor, shkruan Gazeta Infokus.

Ai madje ka krijuar edhe çiftelinë më moderne në Kosovë, atë me drita.

Çiftelia që krijoi, sipas tij është më e kërkuara në treg, e ku qëllimi i saj është që të rinjtë të mësohen të interpretojnë më lehtë me çiftelinë.

-Advertisement-

“Tash çiftelia edhe po modernizohet, kjo është një ngjyrë që shkon tek vajzat e ku interesimi i vajzave për çiftelinë po rritet, po është shumë i madh për me ble çiftelinë”, ka deklaruar ai për Infokus.

Gjithashtu Musliu në një storie të realizuar për Infokus ka treguar edhe vështirësitë e si e balancon ai jetën në mes dy vendeve.

Në Medvegjë si arsimtar, e në Hajvali si punues i çiftelisë të tashmë 47 viteve./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni disa pjesë të stories me krijuesin e çiftelieve:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera