Fokus

Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje

Autori: Samire Jaha 16:04 | 26 November 2024

Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet serbe, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është konfirmuar edhe nga familjaret e dy të rinjve derisa nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për Infokus kanë thënë se janë në pritje të konfirmimit zyrtar.

E dy të arrestuarit kosovarë nga Serbia janë Rexhep Hoti dhe Gyven Azemi, një i moshës 27 vjeçare dhe 22 vjeçare.

-Advertisement-

“Në lidhje me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi i ka dërguar tashmë Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, një kërkesë formale për ta konfirmuar rastin, si dhe për të ofruar detajet tjera relevante, përfshirë identitetin e personave të arrestuar dhe lokacionin ku ata janë duke u mbajtur”, kanë deklaruar nga ministria për Infokus.

Ndryshe nga ministria thonë se do të bëjnë kërkesë zyrtare për vizitën e tyre në qendrën e paraburgimit ku ata janë duke u mbajtur.

“Lidhur me këtë, janë njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Beograd. Në momentin e konfirmimit, diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi do të bëjnë kërkesë zyrtare për vizitën e tyre në qendrën e paraburgimit ku ata janë duke u mbajtur”, thuhet tutje në përgjigjen e ministrisë për Infokus.

Ndërkaq nëna e njërit të arrestuarve, Razie Hoti në një deklarim për Teve1 ka treguar edhe se si janë arrestuar ata nga Serbia.

“Mu ma kanë zanë djalin në pyll me gjithë djalin e motrës, për 1 idare u dal e të mërkurën i bajnë 1 javë, mundësitë nuk i kamë më shku me e pa sen sdi për to, 9 anëtar jem 3 fëmijë të vogël i kem. na kanë thirr ata na kanë tregu që djemtë janë k’sajde i kena n’zanë, ma sen sdi për ta”, ka deklaruar Hoti.

Ndërkaq, sipas raportimeve thuhet se dy të rinjtë llapjanë janë arrestuar derisa ishin duke prerë dru, e të njëjtëve autoritetet serbe u kanë caktuar masën e ndalimit prej 30 ditëve. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera