Uncategorized

Ekspozita e Dytë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit të Kinës promovon bashkëpunimet industriale globale

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 26 November 2024

Ekspozita e Dytë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit të Kinës – ENZFK, do të organizohet në Pekin në datat 26 – 30 nëntor, me fokus në promovimin e bashkëpunimeve globale industriale dhe zinxhirëve të furnizimit.

Ekspozita e dytë ndërkombëtare e zinxhirit të furnizimit të Kinës hapet në Pekin, Kinë, 26 nëntor 2024/VCG

Siç njoftohet nga funksionarët tregtarë kinezë, Ekspozita e këtij viti me sipërfaqe 100 mijë metra katrorë, ka tërhequr pjesëmarrjen e mbi 600 ekspozuesve vendas dhe të huaj, ndër të cilët 32% e ekspozuesve janë të huaj, nga 26% në Ekspozitën e Parë Ndërkombëtare të Zinxhirit të Furnizimit të Kinës.

-Advertisement-

Zhang Shaogang, Nënkryetar i Shoqatës së Kinës për Promovimin e Tregtisë, u shpreh se si ekspozita e parë në nivel kombëtar në botë, e cila fokusohet në zinxhirët e furnizimit, kjo ekspozitë synon të lidhë sektorët në rrjedhët e sipërme, të mesme dhe të poshtme, të bashkojë ndërmarrje të madhësive të ndryshme dhe të ndihmojë ndërmarrjet të integrohen më mirë në zinxhirin e furnizimit global.

Në Ekspozitën e Dytë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit të Kinës, do të marrin pjesë 620 ndërmarrje dhe institucione, 20% më shumë krahasuar me ekspozitën e parë. Kjo tregon prirjen e komunitetit ndërkombëtar për të bashkëpunuar në zinxhirin  e furnizimit si edhe besimin e ndërmarrjeve ndërkombëtare për zhvillimet e Kinës.

Ekspozita e Dytë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit të Kinës përbëhet nga zona ekspozuese të shërbimeve të zinxhirit të furnizimit, zinxhirit digjital, zinxhirit të jetës së shëndetshme, zinxhirit të bujqësisë së gjelbër, zinxhirit të makinave inteligjente, zinxhirit të energjisë së pastër dhe zinxhirit të prodhimit të përparuar.

Afro 700 ekspozuesit e kësaj ekspozite, do të shfaqin teknologjitë dhe produktet e tyre më të reja. Shumë ndërmarrje, së bashku me partnerët e tyre të rrjedhëve të sipërme, të mesme dhe të poshtme, do të bëjnë ekspozime të fokusuara në këtë ekspozitë.

Duke iu referuar ndikimeve të sjella nga teknologjitë, modelet dhe mjedisi i ri, kjo ekspozitë do të publikojë Raportin 2024 për Promovimin e Zinxhirit të Furnizimit Global, i cili fokusohet në hartimin e zinxhirit të furnizimit global, duke përfshirë robotët humanoidë, makinat inteligjente, qarqet e integruara, prodhimin e energjisë fotovoltaike dhe industri të tjera.

Përveç kësaj, në këtë ekspozitë do të publikohen edhe “treguesi i promovimit të zinxhirit të furnizimit global”, “treguesi i lidhjes së zinxhirit të furnizimit global”, të cilat do të Interpretojnë ndryshimet dhe tendencat e zinxhirit të furnizimit global përmes një qasjeje sasiore.

Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit do të zhvillojnë diskutime të veçanta mbi tema të tilla, si të ndërtojmë së bashku një sistem të sigurt, të qëndrueshëm, efikas, të hapur dhe gjithëpërfshirës, reciprokisht të dobishëm dhe të favorshëm për zinxhirin global industrial dhe të furnizimit.

Hungaria është vendi mikpritës nderi i ekspozitës në këtë vit. Pavioni i Hungarisë do të shfaqë industritë kryesore, burimet unike, trashëgiminë kulturore, peizazhet e bukura dhe imazhin e markës kombëtare të Hungarisë.

Pankarta për Ekspozitën e dytë Ndërkombëtare të Zinxhirit të Furnizimit të Kinës në Pekin, Kinë, 26 nëntor 2024./VCG

Pankarta për Ekspozitën e dytë Ndërkombëtare të Zinxhirit të Furnizimit të Kinës në Pekin, Kinë, 26 nëntor 2024./VCG

Provinca Hubei e Kinës Qendrore do të shërbejë si e ftuar nderi e kësaj ekspozite në këtë edicion. Ndërmarrjet e provincës Hubei në fushat e prodhimit të avancuar, automjeteve inteligjente, teknologjisë dixhitale dhe energjisë së pastër, do të sjellin më shumë se 70 ekspozime, për të shfaqur arritjet e reja në zhvillimin industrial, sipas faqes së internetit të qeverisë së provincës.

“Hubei dhe Hungaria do të mbajnë së bashku një konferencë mbi zinxhirin e furnizimit, për të diskutuar mundësitë e reja për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar”, thuhet në faqen e internetit të qeverisë.

Ndërkohë, sipas faqes zyrtare, ” ENZFK është e përkushtuar të krijojë një dritare të re për promovimin e niveleve të larta të hapjes, një platformë të re që mbështet ndërtimin e një paradigme të re zhvillimi, si dhe një mjet të ri për promovimin e ndërtimit të një hapësirë të hapur të ekonomisë botërore.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera