Lajme

Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 26 November 2024

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të vazhdojë, më 17 dhjetor.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.

Zhvillimi i takimit në dhjetor është paralajmëruar edhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, pak ditë më parë.

-Advertisement-

Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet e as nëse do të arrihet të zhvillohet një takim tripalësh.

Takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve është mbajtur, më 24 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera